14 persona

Bistricaa.jpg
ad min09:44 | 08/06/2019

Një 38-vjeçar është ndaluar nga policia në kuadër të operacionit “Bistrica 2019”. Ndaj A.L., banues në Sarandë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve“, ”Grupi i strukturuar kriminal”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 telefona celularë dhe një mjet tip “Volkswagen”.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda në Tiranë, në Maj 2019 finalizoi operacionin antidrogë të koduar “Bistrica 2019”. Pas një hetimi pro-aktiv, përgjatë një harku kohor disa mujor, duke aplikuar metodat speciale të hetimit u arrestuan dhe u ndaluan 13 persona.

Gjithashtu u sekuestruan rreth 147 kilogramë kanabis sativa, 4 automjete të markave të ndryshme, një sasi vlerash monetare dhe 14 aparate celularë me kartat Sim të markave të ndryshme.

Po gjatë operacionit, në kontrollet e ushtruara u sekuestruan edhe tre armë zjarri ku u vu në pranga një 52-vjeçar nga Mallakastra.

Në operacion u përfshinë Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Fier./ABC News Albania 24/7

aksidenete-1280x648.jpg
ad min15:09 | 22/02/2018

Vetëm në 21 ditët e para të muajit Shkurt kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore 14 persona. Ky numër është më i lartë se ai i viktimave nga aksidentet gjatë gjithë muajit Janar në vendin tonë.

14 persona kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore në të gjithë vendin deri më datë 21 Shkurt.

ABC Neës ka mësuar nga drejtoria e Policisë Rrugore, numri më i madh i viktimave u shkaktuan nga 10 aksidente të rënda, vetëm në një ndër to që ndodhi të dielën e kaluar në aksin Shkodër – Velipojë, humbën jetën katër pjesëtarë të familjes Preka.

Shifrat e viktimave nga aksidentet në këtë fillim të 2018-s kanë pasur tendencë rritjeje.
Muaji Shkurt nuk është mbyllur ende, por në 21 ditë të tij kanë humbur jetë nga aksidentet automobistike 14 persona, ose 1 më shumë se viktimat e gjithë muajit Janar.

Në 21 ditët e para të Shkurtit, sipas Policisë Rrugore në gjithë territorin e Shqipërisë kanë ndodhur 140 aksidente rrugore. Numri i të plagosurve ishte 144 persona, 84 prej tyre në gjendje të rëndë, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake, sipas specialistëve të policisë rrugore ka rezultuar se shkaktar I aksidenteve kanë qenë dy faktor kryesor. E para lidhet me shpejtësinë tej normave të lëvizjes së drejtuesve të automjeteve në rrugë, ndërsa faktori i dytë që ka rritur numrin e viktimave në rrugë është mungesa e infrastrukturës rrugore si edhe prania e akullit në rrugë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono