105 vjetori i Policisë

vlcsnap-error239-2-1280x720.jpg
ent ela14:43 | 13/01/2018

Kryeministri Rama pohoi gjatë një aktiviteti në Lezhë me rastin e 105 vjetorit të Policisë, se uniformat blu nuk kanë qenë të imunizuara nga korrupsioni deri në nivele të larta. Ai pranoi gjithashtu se ka pasur drejtues policie të përfshirë në veprimtari kriminale në bashkëpunim me trafikantë. Për këto arsye, vettingu në Polici, sipas Ramës, është po aq i rëndësishëm sa ai në drejtësi.

Bilancin e 4 viteve të fundit në çështjet e rendit, e nisi nga sukseset, duke përdorur atë që e quan “gjuha e thatë e rezultateve”. Nxjerrja e Shqipërisë në vitin 2017 nga harta e vendeve kultivuese dhe trafikuese të lëndëve narkotike, sipas Edi Ramës, mbylli një plagë të vjetër. Kryeministri nuk harroi as rekordin minimal të vrasjeve në 27 vitet e fundit.

Në 105 vjetorin e Policisë së Shtetit, Kryeministri pranoi se gjuha e rezultateve nuk mund të fshehë problemet.

Pastrimi i policisë nuk përfundon me shkarkimet dhe lëvizjet në rradhët e saj, nënvizoi Rama, teksa shpjegoi përse e quan vettingun e uniformave blu po aq të rëndësishëm sa ai në drejtësi.

Përveç punës së uniformave blu, komentoi edhe atë të Qeverisë, duke pranuar se jo gjithcka ka funksionuar.

Në 105 vjetorin e Policisë, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, tregoi çfarë duhet të mësojë politika nga historia, në marrëdhënien e saj me policinë.

Për këtë, Xhafaj bëri thirrje që të ndalet dhuna verbale ndaj policisë së shtetit nga kush synon ta tregojë atë si një organizatë të inkriminuar./abcnews.al

vlcsnap-error239-1-1280x720.jpg
ent ela12:44 | 13/01/2018

Në fjalën e tij në 105 vjetorin e kruijimit të Policisë s ë Shtetit kryeministri Edi Rama theksoi se procesi i vetingut të policisë do të bëjë të mundur të largimin e të gjithë drejtruesve të korruptuar të policisë.

“Brenda 100 ditëve të para të këtij mandati ne kemi përfunduar ehd ehartimin e bazës ligjore dhe konsultimin publik dhe vetingun e policisë sshë shtetit është një proces që do të nisë së shpejti. Krimi nuk mund të luftohet me prokurorë dhe gjykatës të korruptuar dhe as drejtorë e shefa komisariatesh të korruptuar një process I tillë do bëjë të munduar kargimin e të gjithë drejtuesve të përfshirë në kriminale dhe burime pasurish të pajustifikuara pasurish dhe garancaia që në fund të mandatit do t’i themi shqiptarëve që kjo është policia e Shqipërisë/abcnews.al

bashaa-933x445.jpg
ent ela11:47 | 13/01/2018

105 vjetorin e Policisë së Shtetit, kryedemokrati Lulzim Basha ka zgjedhur të nderojë uniformat me një vizitë në shtëpinë e oficerit të vrarë të policisë Artan Cuku. Duke folur për mediat ai tha se policia është në një moment tragjik, e tradhtuar nga drejtuesit politikë.

Më tej Basha shtoi se nëse më parë kriminelët merrnin arratinë dhe policia ishte në ballë të luftës, sot kriminelët janë në krye të Policisë së Shtetit.

“Drejtuesit e policisë kanë marrë arratinë, ose janë goditur nga krimi, sikurse është oficeri Artan Cuku. Të tjerë janë larguar si Dritan Zagani, pasi denoncuan lidhjet e pushtetit kriminal, lidhjet kriminale të Saimir Tahirit. Të bashkohemi në një aleancë vlerash për të shporrur aleancën e krimit”, u shpreh Basha.

Ne fund kryedemokrati Basha shtoi se vettingu në polici do të mund të bëhet vetëm pasi të largohet aleanca me krimin. Sipas kreut të PD-së, korrupsioni dhe lidhjet e policisë me krimin nisën nga koka e policisë./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono