100 fshatra

edi-rama-123.jpg
G. P.20:59 | 18/06/2018

Në kuadrin e projektit “100 fshatrat” kryeministri, Edi Rama, zhvilloi një takim me përfaqësues të vendeve europiane. Rama hodhi idenë e binjakëzimit të këtyre fshatrave me fshatra europiane me përvojë në agroturizëm.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi të hënën një takim me përfaqësues të vendeve europiane, ku shprehu nevojën e eksperiencës së huaj për zbatimin e programit qeveritar “100 fshatrat”.

“Synimi është që ne të krijojmë 100 pika të ndryshme graviteti në vende të ndryshme dhe fshatra që mund të jenë pas tyre në mënyrë që të kemi potenciale dhe për fshtatrat e tjera dhe në këtë mënyrë ne përdorim si katalizator për këto fshatra për të zhilluar agroturizimin dhe ekoturizmin në Shqipëri, duke hulumtuar trashëgiminë kulturore, bukuritë natyrore, kapacitetet vendore si dhe instrumentet e ndryshëm privatë”.

Kryeministri hodhi idenë e binjakëzimit të këtyre fshatrave me fshatra europiane, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të agroturizmit si instrument efikas për të luftuar varfërinë dhe izolimin.

“Nëse me ju ia dalim mbanë të bëjmë binjakëzimin e fshtrave të cilata janë të përfshirë në program me fshatra në vendet tuaja dhe të sigurohemi që fermërt që kanë investuar në vendin tuaj në agroturizëm të flasin me njërëzit tanë që mund të jenë të suksesshëm”.

Rama shprehu nevojën e programeve të besueshme.

“100 fshtatrat do të shërbenin si një fushë magnetike që njerëzit që janë jashtë Shqipërisë të vijnë në Shqipëri dhe të investojnë në vendin tonë. Natyrisht që është një proces i gjatë, unë nuk jam naiv të mendoj që kjo do ndryshojë gjithcka në një periudhë afatshkurtër, por është një process që ne mund ta fillojmë së bashku dhe jam shumë i sigurtë që ju mund të na jepni qindra ide, që do të pasurojnë këtë vizion”.

Kreu i qeverisë tha  se tryeza e së hënës do të vijohet nga të tjera, ku do të diskutohet për progresin e pritshëm./abcnews.al

edi-ramam-1280x661.jpg
G. P.19:16 | 13/03/2018

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrat e kabinetit qeveritar dhe deputetë të zonës,kanë prezantuar në Elbasan projektin e “100 fshatrave” dhe platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët.

Shkrirja e drejtorive bujqësore është një ndër vendimet që ka marrë qeveria në Elbasan. E shumëpritur nga kryeministri Edi Rama.

Edi Rama: “Më në fund janë shkrirë drejtoritë e bujqësisë. E them tamam me shpirtin që më del, më në fund, pas shumë e shumë vitesh stres me këto struktura të degraduara, inerci e së shkuarës, institucione komuniste pa komunizëm”.

13 drejtoritë do të zëvendësohen me 4 agjenci rajonale të sesionit bujqësor dhe 4 të veterinarisë dhe bimëve. Ky reformim bëhet për të realizuar ashtu siç duhet zhvillimin e agroturizmit. Tashmë janë individët dhe bizneset që duhet të bëhen bashkë për të qenë të suksesshëm në projektin “100 fshatrat”.

Edi Rama: “Mbrapa ka ngelur vetëm përpëlitja e mbijetesës për vitin tjetër. Ne nuk duam të stimulojmë përpëlitjen e mbijetesës, me “shtyje këtë vit, shihemi vitin tjetër”. Ne duam të vendosim bazat e një fshati që është sipërmarrës”.

Elbasani është qarku që ka më shumë fshatra të përfshirë në projektin për zhvillimin e agroturizmit. Një prej tyre është fshati Tregan që vizitohet çdo vit nga 35 mijë shqiptarë e të huaj pasi kjo zonë është e njohur për llixhat me ujra kurativë.

Pjesë e axhendës së kabinetit qeveritar është edhe prezantimi i platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët. Shembujt e zgjidhjes së problemeve që u sollën në individë të ndryshëm janë tregues se kjo është rruga për t’i adresuar ankesat qeverisë.

Edi Rama: “Këtu, edhe kryetari i opozitës nuk thotë s’jam në rregull, kur duket që s’është në rregull, – çështja është që, nëse mendon që je në rregull, duhet menjëherë të ankohesh”.

Një qyetari të Elbasanit iu dha certifikata e pronësisë nga vetë kryeministri pasi ai e kishte ndjekur këshillat e këtij të fundit.

Edi Rama: “Në fakt, drejtori ma dha certifikatën mua, para se të hyja këtu dhe mund ta marrësh certifikatën. Drejtori e kuptoi që ose ti merr certifikatën, ose ai merrte lirimin nga puna sot, kështu që erdhi me vrap për certifikatën tënde”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono