1 i plagosur

thike-vrasje.jpg
nev ila20:50 | 09/07/2019

Një konflikt mes dy personave ka  përfunduar me një të plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një plazh privat në lagjen nr.1  të Sarandës.

Autori ende i paidentifikuar pas një debati me 40 vjeçarin Berti Tahiraj e ka qëlluar me thikë. I plagosuri është transportuar për të marrë ndihmën në spitalin e Sarandës. Dyshohet se dy pushuesit janë konfliktuar për motive të dobëta./ABC News Albania 24/7

aksidenti-thumane-logo.jpg
nev ila12:09 | 22/06/2019

Një person ka mbetur i plagosur paraditen e sotme në një aksident rrugor në aksin Thumanë -Fushë Krujë. Mësohet se një autoveturë ka goditur nga pas një fugon.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i Benzit.

Ky i fundit është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë  dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë drejtuesi i autoveturës i cili ishte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe për pasojë ka goditur nga pas fugonin duke e nxjerrë jashtë rruge./ABC News Albania 24/7

kamioni-3.jpg
nev ila13:07 | 02/06/2019

Një kamion ka dalë nga rruga në aksin rrugor Levan-Fier dhe drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur.

Aksidenti ka ndodhur paraditen e sotme në vendin e quajtur “Kthesa e Levanit”.

50 vjeçari që u lëndua është dërguar në spitalin rajonal të Fierit dhe sipas mjekëve nuk paraqet rrezik për jetën.

Një grup hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ABC News Albania 24/7

Makina-Vlore.jpg
nev ila19:17 | 12/05/2019

Një makinë e drejtuar nga 33 vjeçari Romario Alliraj u qëllua me armë zjarri pasditën e së dielës në vendin e quajtur “Ura e Mifolit”. Ekspertët në vendngjarje gjetën të paktën 19 gëzhoja, por fatmirësisht asnjëri prej plumbave nuk preku 33 vjecarin, i cili po udhëtonte i vetëm kur u qëllua nga persona ende të paidentifikuar.

Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër…

Kjo vlen të thuhet për 33 vjecarin Romario Alliraj, i cili pasditen e së dielës u qëllua në të dalë të Vlorës të paktën 20 herë me armë zjarri, por asnjëri prej plumbave nuk e preku.

Ngjarja ndodhi në autostradën Levan- Vlorë, në Novoselë, tek ura e Mifolit, ku u qëllua me breshëri kallashnikovi në drejtim të automjetit tipit Golf me targat AA 864 SV. Objektivi i kësaj ngjarjeje, sipas raportimeve të policisë së Vlorës, ka qenë 33 vjeçari Romario Alliraj. Në drejtim të tij është qëlluar me rreth 20 plumba, pra thuajse një karikator kallashnikovi.

Ai ka qenë duke udhëtuar nga Vlora në drejtim të Fierit, teksa një makinë i është afruar dhe ka nisur të qëllojë në drejtim te tij.

Në makinën e atentatorëve dyshohet se kanë qenë dy persona, dhe në drejtim të Allirajt dyshohet se ka qëlluar pasagjeri i automjetit, ky i fundit në fillim ka goditur në pjesën e pasme të makinës dhe më pas ka goditur në drejtim të shoferit.

Në keto momente automjeti tip golf ka devijuar nga rruga, duke rënë në kanal në pjesën anësore të autostradës Fier-Vlorë.

Siç duket edhe nga pamjet automjeti ka marrë plumba të shumtë. Romario Alliraj u trasportua në spitalin rajonal të Vlorës, ku raportohet se nuk ka pasur asnjë dëmtim sado që në drejtim të tij është qëlluar të paktën 20 herë. Pasi ka marrë ndihmen mjeksore 33 vjeçari është shoqëruar në komisariatin e Vlorës ku është marrë në pyetje. Grupi hetimor po vijon të punojë për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Që prej të premtës së shkuar, ky është atentati i dytë në qytetin bregdetar të Vlorës, i cili rezulton të jetë në top listën e qyteteve me kriminalitet të lartë në vend./ABC News Albania 24/7

AKSIDENT-NE-VLORE-1280x720.jpg
ent ela10:14 | 21/05/2018

Ka qenë një aksident i rëndë ai që ndodhi natën në qytetin e Vlorës. Një benz u përplas me një fuoristradë, por për fat megjithëse goditja ishte e fortë, vetëm njëri nga drejtuesit e mjeteve u plagos dhe u dërgua menjëherë në spital. Sipas policisë shkak për këtë përplasje është bërë mjeti tip fuoristradë që i preu rrugën benzit. Megjithatë policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono