ERU miraton tarifat e reja për ujin e pijshëm në Tiranë

16:14 | 14/11/201716:140

Rreth tre muaj pasi 25 këshilltarët bashkiakë socialistë, 2 të Lëvizjes Socialiste për Integrim 3 të PDIU-së dhe 1 i FRPD-së, vendosen për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm për banorët e kryeqytetit, Enti Rregullator i Ujit thotë fjalën e fundit.
Qytetarët në Tiranë, nga janari i vitit të ardhshëm do të paguajnë 44% më shumë për tu furnizuar me ujë.
Tarifa për familjarët nga 45 lekë shkon në 65 lekë për metër kub, ndërsa për bizneset çmimi diferencohet nga 155 lekë për metër kub në 170 lekë për prodhuesit e pijeve freskuese atyre alkoolike apo pishinat dhe 95 lekë për metër kub për furrat e bukës.
Dyfishim ka pësuar edhe tarifa fikse, ndërsa instituconet publike do ta paguajnë ujin me 140 lekë për metër kub.
Nga rritja e çmimit janë përjashtuar të verbërit, personat me aftësi ndryshe dhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike apo pension invaliditeti.
Vendim që morën bashkë me shtrenjtimin e ujit nga Këshilli Bashkiak. Votimin për këtë të fundit demokratët e bojkotuan, ndërsa shoqëria civile e kundërshtoi. Kryebashkiaku Erion Veliaj, e argumentoi me pamundësinë financiare për të rritur investimet në rrjet.
Brenda vitit 2018, sipas tabelave të publikuara nga ERU, ndërmarrja e Ujesjellës –Kanalizimeve duhet të arrijë të furnizojë me ujë sipas standardeve 90% të Tiranës, të ulë me 65% humbjet në rrjet dhe të arkëtojë 90% të të ardhurave.
Pritshmëritë janë që vetëm në vitin 2022, 95.3% e banorëve të kryeqytetit të kenë 24 orë ujë të pijshëm në shtëpi./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono