Eros Grezda nuk është grumbulluar nga Rangers për fazën pëergatitore

19:20 | 20/06/2019

Skuadra e Rangers nuk e ka grumbulluar Grezdën për fazën përgatitore që do të zhvillohet në Portugali. Futbollisti pranë largimit.

Skuadra skoceze e Rangers  do të niset për pak ditë drejt Portugalisë për të filluar fazën përgatitore në prag të sezonit të ardhshëm. Lajmi i bujshëm nga skuadra e drejtuar nga trajneri Gerrard është lënia jashtë fazës përgatitore e sulmuesit shqiptar Eros Grezda. Trajneri i skocezëve dhe sulmuesi anësor nuk kanë patur raporte të mira pasi aktivizimi i Grezdës ka qenë me pikatore. Lajmi është zbuluar nga menaxheri i tij Ives Sakarun i cili thekson:

“Grezda është ende me skuadrën e Rangers për momentin, por fakti që ishte me Kombëtaren dhe pati disa probleme nuk do të jetë me skuadrën në fazën përgatitore që do të zhvillohet në Portugali”.

Sulmuesi shqiptar u kushtoi arkave të klubit skocez plot 2 mln euro verën e kaluar ku u ble nga skuadra kroate e Osijek. Në vitin e tij të parë në Skoci, Grezda nuk përmbushi pritshmëritë duke realizuar shumë pak gola. Futbollisti me origjinë nga Gjakova pritet të nisë një aventurë të re qoftë edhe në huazim.

/ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono