Ernest Gjoka: Gjashtë ekipe mund të pretendojnë titullin këtë sezon

14:04 | 08/11/2018

Superliga shqiptare do të ketë shumë të papritura këtë sezon. Trajneri i njohur Ernest Gjoka analizon sezonin, dhe tregon problemet që po has Skënderbeu.

Një sezon të cilit nuk mund t’i zihet besë. Kreu i Superligës po ndryshon në pak ditë, jo në pak javë, diçka me të cilën duhet të mësohemi.Ky është mendimi i Ernest Gjokës, trajnerit të njohur të futbollit shqiptar, i cili e zgjeron shumë konkurrimin për titull.

Ernest Gjoka, trajner futbolli: “Sigurisht që mes Skënderbeut dhe Partizanit ka pasur më shumë rokadë, por që mos harroni se që nga vendi i gjatë deri tek vendi i parë, çdokush nga këto ekipe mund të dali kampion. Këtë e them sepse shoh që nuk ka ndonjë veçori të jashtëzakonshme apo diferenca të jashtëzakonshme.”

Partizani nuk duket më i forti i viteve të fundit, por Skënderbeu gjithashtu po gabon shumë.

“Është një veçori e Skënderbeut edhe në kampionatet e mëparshme, Skënderbeu ka lënë pikë me ekipe që kanë dashur më mbijetu në Superligë, ndërsa me ekipe që kanë qenë kundërshtarë direkt Skënderbeu gjithmonë ka bërë dallime. Mendoj se Skënderbeu nuk e kishte atë motiv që ne e pamë 3 ditë më përpara. Skënderbeu me këto lojtarë, me këtë eksperiencë që ka brenda. Në qoftë se këto nuk arrijnë të funksionojnë atëhere dhe Skënderbeu kthehet në një ekip të brishtë.”

Përmbysjet e rezultateve krijojnë entuziazëm në futboll, por çdo javë flitet shumë për dyshime për trukime.

“Kjo gjithmonë është në këndvështrimet e të supozuarit, ne mund ta supozojmë. Çështje e besueshmërisë është çështja e asaj këndvështrimi që e shohim ne. Në qoftë se ne duam ta shohm gotën plot do ta shohim, në qoftë se ne duam ta shohim gotën përgjysmë do ta shohim.”

Largohet edhe Klodian Duro nga Kamza, 6 trajnerë të shkarkuar në pak javë. Mendohet se trajnerët e rinj po dëmtojnë profesionin.

“Ata që do vijnë e që do ikin, të vazhdojnë rrugën dhe të ngrejnë stekën një shkallë më lart, sepse vetëvlerësimi për veten duhet të jetë gjithë kohës i shkallës maksimale. Sa më shumë ti vlerësove veten aq më shumë do të vlerësojë punëdhëniësi, aq më shumë do të vlerësojë sportisit, aq më shumë do të të vlerësojë publiku.”

Tirana ndryshon trajner, por rezultatet ende nuk vijnë.

“Ne të gjithë e duam të jetë sa më larta, sepse qenia e Tiranës është sa më larg në Superligën shqiptare është në të mirën e futbollit shqiptar dhe në të mirën tonë si kryeqytetas. Sepse të gjithë skuadrat e mëdha nëpër Europo, pak a shumë, janë në qytetet e mëdha. Tirana nuk po e realizon dot, nuk e di ku është ngërçi, mendoj që me ardhjen e Memës gjërat do të ndryshojnë. I uroj Memës që të gjejë sekretin edhe të eci Tirana përpara sa më shumë.”/abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono