Ermal Meta vazhdon garën në Sanremo

14:14 | 08/02/2018

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro do të vijojnë garën e tyre në Sanremo me këngën “Non mi avete fatto niente” – “Nuk më keni bërë asgjë”. Kjo pasi zyra juridike e Rait deklaroi se kënga e tyre ishte Brenda rregullave të festivalit

Rai bëri të ditur se pas vlerësimeve të kryera, nuk ka asnjë arsye që të përjashtohet nga gara kënga e Ermal Metës e Fabrizio Moro, pasi është Brenda rregullave të festivalit të Sanremos. Pas nxjerrjes në dukje të ngjashmërisë mes “Non mi avete fatto niente” dhe një kënge të prezantuar në Sanremo Giovani 2016, dyshja ishte lënë në pritje të një vendimi duke shtyrë dhe performancën e tyre në natën e dutë të festivalit

Zyra juridike e Rait në një deklaratë për shtyp, sqaron se kënga e dyshes Meta – Moro ka pasazhe të këngës Silenzio, në më pak se një të tretën e përbërjes së saj.

Nga vlerësimet e bëra të dyja këngët kanë shtrirje, kohëzgjatje, tekst dhe melodi të ndryshme. Përfundimi zyrtar është se të dyja këngët dhe pse kanë analogji, nuk mund të cilësohen si një krijim i njëjtë. Për këtë arsye kënga do të vazhdojë garën.

Duke pasur parasysh mbështetjen e madhe që dyshja Meta – Moro morën në rrjetet sociale orët e fundit, por dhe përpara nisjes së festivalit pasi cilësohen si pretendentë për të fituar, Rai sqaron se nuk është influencuar aspak nga rrjetet sociale dhe revolta e fansave të shumtë të dyshes.

Mbrëmjen e sotme pritet dhe performaca e të Metës dhe Moro, të cilët kanë një arsye të ndryshme për të kënduar se si ata që i sulmojnë : Nuk i kanë bërë asgjë dhe nuk i kanë marrë asgjë – si thuhet dhe në refrenin e këngës në garë./abcnews.al

 

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono



TE FUNDIT