12:04 | 11/02/2018

Përtej çdo pengese, shqiptari Ermal Meta dhe Fabrizio Moro fituan edicionin e 68 të festivalit muzikor në Itali, “Sanremo”. Fitorja e tyre erdhi pas akuzave për plagjaturë, nga e cila rrezikuan edhe eleminimin nga gara.

Shqiptari Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, me “Nuk më keni bërë asgjë”, janë triumfuesit e edicionit të 68 të Festivalit të Sanremos, e para me drejtor artistik Claudio Baglioni dhe e drejtuar nga dyshja, Michelle Hunziker dhe Pier Francesco Favino.

Në vend të dytë u rendit banda “Lo Stato Sociale” me këngën “Një jetë në pushime”. Kurse vendi i treti i takoi solistes Annalisa me “Bota para teje”.
Ndërsa Ron me këngën “Të paktën më mendo” të Lucio Dalla fitoi çmimin e kritikës “Mia Martini”.

Ndërkohë, suksesi i dyshes Meta-Moro nuk ishte dhe aq i lehtë, pavarësisht se dominimi i tyre ishte i dukshëm pasi zotëruan 44.7% të votave, kurse ndejkësi më i afërt mori vetëm 28.4%. Në fund e drejta triumfon siç shkruajnë dhe mediat italiane për këtë rast. Favoritë për fitimin e festivalit prestigjoz të muzikës, konkurimi i tyre u vendos në dyshim për dy ditë dhe rrezikuan skualifikimin për përdorimin e një pjesë të një këngë që kishte marrë pjesë në Sanremo dy vite më parë.

Megjithatë, “Nuk më keni bërë asgjë” kaloi dhe këtë pengesë dhe shkoi drejt triumfit final. Ajo e Ermal Metës dhe Fabrizio Moros nuk është vetëm një fitore por edhe një hakmarrje për atë që ata e kanë perceptuar si një padrejtësi të fortë ndaj tyre.

Ndërkaq, të ftuar specialë në këtë edicion të Sanremos ishte këngëtarja Laura Pausini dhe humoristi Fiorello./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono