Erjon Veliaj zhvillon vizitë në Verona

15:17 | 17/04/2018

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë në Itali, ku u takua me homologun e tij në Verona. Bashkëpunimi mes dy qyteteve, kryesisht për ndriçimin e qytetit dhe transportin publik, ishte temë diskutimi mes tyre.

Bashkia e Tiranës do të bashkëpunojë me Bashkinë e VeronËs në fushën e transportit publik dhe ndriçimin e qytetit.
Kryebashkiaku Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë në Itali, me ftesë të kryebashkiakut të Veronës, Federico Sboarina.

“Po studiojmë mënyrën se si edhe me ndriçimin e qytetit, edhe me transportin publik, të ecim përpara. Ashtu siç kam premtuar, nëse privatët nuk do modernizojnë flotën e mjeteve, duke i kthyer ato në elektrike, bashkëpunimi me Veronën është prova konkrete që kemi nisur për të zëvendësuar shumë prej linjave private. Ashtu siç bëjmë më mirë pastrimin e qytetit, ashtu do të bëjmë edhe transportin publik”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës takoi gjithashtu edhe Presidentin e Rajonit të Venetos, Luca Zaia, me të cilin bisedoi mbi rëndësinë e rritjes së investimeve në fushën e bujqësisë dhe turizmit.

Gjatë vizitës në Itali, Veliaj vizitoi edhe panairin “VinItaly” nga ku deklaroi se ky panair është një mundësi për të inkurajuar bizneset dhe sipërmarrjet shqiptare në zonat rurale për t’u përfshirë në prodhimin e verës./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono