Erion Veliaj: Në Kashar do të krijohet zona e lirë ekonomike 

13:10 | 07/12/2018

Në Tiranë u zhvillua për herë të parë Forumi Ekonomik në të cilin përfaqësues të bizneseve nga vendi dhe të huaj diskutuan mbi sfidat e ekonomisë. Në fjalën e mbajtur në forum kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, bëri të ditur se në Kashar do të krijohet zona e lirë ekonomike.

Në Tiranë u mbajt Forumi i parë Ekonomik ku merrnin pjesë përfaqësues të biznesit vendas si edhe atij të huaj të cilët diskutuan mbi sfidat e zhvillimit ekonomik. Pjesëmarrës në forum ishte edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i cili nënvizoi se Tirana ka energji dhe potenciale për një zhvillim të qëndrueshëm të biznesit

Erion Veliaj: Tirana është sot një nga qytetet më energjike edhe për faktin se mosha mesatare e qytetit tonë është rreth 27 vjeç, për të gjithë ju që doni të krijoni një kompani në qytetin tonë, krahu i punës është jo vetëm i përballueshëm, krahasuar me shumë vende anëtare të Bashkimit Europian, por paketa që kryeministri dhe qeveria shqiptare kanë ofruar për të bërë biznes është ndoshta një ndër më tërheqëset”.

Në Forumin Ekonomik të Tiranës Veliaj theksoi se në Kashar do të krijohet zona e lirë ekonomike

Erion Veliaj: “Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me qeverinë shqiptare kanë identifikuar një hapësirë rreth 80 hektarë në zonën e Kasharit, për ta kthyer në një zonë të lirë ekonomike të Tiranës”.

Forumi Ekonomik i Tiranës ofron mundësi për të identifikuar dhe vlerësuar adoptimin e praktikave të inovacionit social në sektorin privat drejt ekonomive më konkurruese dhe gjithëpërfshirëse në Shqipëri dhe Evropën Juglindore.





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono