Erion Veliaj mbyll fushatën

22:07 | 27/06/201922:070

Në sheshin Europa të kryeqytetit, Erion Veliaj mbyll fushatën e tij si kandidat për një mandat të dytë në Bashkinë e Tiranës. Të gjitha dyshimet se në 30 Qershor shqiptarët nuk mund të votonin kanë rënë sipas Veliajt.

“Deri sot mund të kishte njerëz që mund të kishin dyshime, mund të kishte njerëz që kishin hamendësime, mund të kishte njerëz që kishin një ndrojë, por e tha KQZ, e tha Gjykata, e tha edhe Amerika: Në datën 30 Qershor Tirana dhe e gjithë Shqipëria do të shkojë të votojë për punën dhe jo për dhunën, do të shkojë të votojë për ndërtimin dhe jo për shkatërrimin, do të shkojë të votojë për dashurinë dhe jo për zjarrin, do të shkojë të votojë për ta çuar Tiranën dhe Shqipërinë lart dhe jo ta ulim poshtë dhe ta rrënojmë atë”, tha Veliaj.

Pjesë e këtyre votimeve të bëhen edhe simpatizantët e opozitës është thirrja e Erion Veliajt duke ia argumentuar edhe pse duhet të zgjedhin familjen socialiste.

“Nëse nuk kemi qenë pjesë e familjes tonë, por për herë të parë sot jeni bashkuar, mund të keni qenë me PD, me LSI, me PDIU, por sot është mitingu i juaj i parë në familjen tonë, ne ju themi mirëserdhët, kjo është edhe familja juaj. Një familje që nuk i le punët në gjysmë, një familje që nuk ju tradhton, një familje patriote që do Shqipërinë mbi çdo interes tjetër. Kjo është familja jonë dhe jeni të mirëpritur”, tha Veliaj.

Vitin që vjen Tirana mbush 100 vjet si kryeqyteti i gjithë shqiptarëve, me shumë sfida e peripeci-nënvizoi kandidati i mazhorancës për bashkinë më të madhe në vend.

“Është rrëzuar, por është ngritur prapë sepse Tirana nuk e ul asnjëherë kokën. 6 muajt e fundit e kemi parë Tiranën, të ndotur, të dhunuar, të vandalizuar dhe e kemi duruar, por në 30 qershor nuk e pranojmë më dhunën, zjarrin sepse Tirana është e jona dhe e fëmijëve tanë. Kjo është Tirana jonë, e njerëzve perëndimor”, u shpreh ai.

Thotë se e ndjen se ka ende për t’i dhënë këtij qyteti dhe prej datës 1 Korrik projekte të reja do të nisin të zbatohen për ta bërë më të mirë jetesën në banorëve të Tiranës premton Erion Veliaj.

“Për mua dhe për skuadrën time, ka qenë një privilegj, ka qenë një mision dhe ka qenë një bekim i jashtëzakonshëm t’iu shërbeja në këto 4 vite si shërbëtor i Tiranës dhe i tironsve. Por mezi pres nëse më jepni besimin mua dhe skuadrës ne të fillojmë 4 vite të tjera”, tha Veliaj./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono