Erik Hamren: Ndaj Shqipërisë do të jetë shumë e vështirë

14:42 | 10/09/2019

Trajneri i Islandës, Erik Hamren e konsideron ndeshjen ndaj Shqipërisë si tepër të vështirë. Tekniku 62-vjeçar zbulon se ndaj kuqezinjve do të mungojnë disa futbollistë të rëndësishëm.

Trajneri i Islandës, Erik Hamren, e konsideron tepër të rëndësishme duelin me Shqipërinë pasi objektivi i islandezëve është kualifikimi në Europianin e vitit të ardhshëm. Kreu i pankinës së Islandës parashikon një ndeshje të vështirë dhe zbulon se në skuadrën e tij ka disa mungesa.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Kemi ardhur vetëm për fitore dhe kemi respekt të madh për Shqipërinë. Objektivi jonë është kualifikimi në Europianin e vitit 2020. Shqipëria është një skuadër e fortë. Ndaj Turqisë, ata luajtën shumë mirë, por nuk patën fat. Kanë një avantazh të lehtë ndaj nesh pasi luajnë në shtëpi. Parashikoj një ndeshje të vështirë mes dy skuadrave të një niveli. Kemi disa mungesa në skuadër për shkak dëmtimesh, por jemi të gatshëm për këtë sfidë”, tha trajneri.

Kombëtarja e Islandës po paraqitet mjaft mirë në këto kualifikuese pasi janë me pikë të barabarta me Francën dhe Turqinë./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono