Episodi i gjashtë i “Provokacija”

13:05 | 21/03/2018

Në episodin e radhës të emisionit “Provokacija” nga Mustafa Nano të ftuar ishin:

1.Majlinda Bregu. Ish –ministrja dhe ish-deputetja demokrate Majlinda Bregu ka folur për jetën e saj jashtë parlamentit, marrëdhënien me Lulzim Bashën dhe procesin e integrimit.

2.Altin Basha. Regjisori ka ngritur problemet e ndërtimit të Teatrit Kombëtar. Ai akuzoi Ramën se nuk dialogon me artistët dhe në këto vite që është Kryeministër ka humbur shumë institucione kulturore, si psh. 6 kinema. “Ne kemi probleme dialogu me Kryeministrin, ne duam që Teatri që do ndërtohet t’i rezistojë kohës”.

3.Erald Kapri. Studiuesi ka promovuar librin e tij “Sekretet e luftës”.

4.Hiljana Biba. Gjimnazistja e ftuar në studion e Provokacija për të promovuar librin e saj online “Më quajnë Xhulia”./abcnews.al

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono