Enkel Demi: Nga gjithë politikanët gruaja ime është më e varfra

18:18 | 02/02/2019

I ftuari i radhës në emisonin Thumb në ABC News ishte gazetari Enkel Demi, i cili ka folur për frikën nga plakja, marrëdhënien me gatimin, marrëdhënien me bashkëshorten, librat dhe projektet televizive.

“Ka disa vjet që kam ngelur 39 vjeç. Më tremb ideja e moshës. Më tremb fundi ai momenti te filmat kur dalin titrat, vdekja”.

Demi ka vlerësuar shumë bashkëshorten e tij Mesila Doda, sa i takon edhe gatimit, por thekson se është ndër politikane tmë të varfra.

“Mesila është shumë e zonja në gatim, ma ka prish mendjen nëpërmjet gatimit. Ajo dinte të bënte disa gjëra kur në Shqipëri nuk kishin popullaritet.

 “Mjafton të shohësh listën time të kredisë dhe e shikon sa lekë kemi. Nga gjithë politikanet unë mora atë që…”

Ai thotë se ndër vendimet më të rëndësishme që ka marrë është heqja dorë nga duhani dhe alkooli.

Një tjetër personazhet i ftuar në emisionin “Thumb” me Aulonën dhe Fatmën, ka qenë aktorja Ina Gjonçi.

Ina ka folur për karrierën e saj në teatër dhe television por ka treguar edhe disa gjëra për jetën e saj private, të cilën nuk e prek shpesh. Ndonëse shumë e rezervuar për këtë pjesë, aktorja është pyetur nga gazetarja se cili ka qenë momenti më i vështirë në jetën e saj.

Ajo tha se moment të vështirë ka kaluar në periudhën kur ka humbur një person të dashur, për të cilin nuk ka dashur të jap më tepër detaje.

“Më ndodhi gjëja më e tmerrshme që njeriu mund të përjetoj. Është momenti kur përjeton gjëra që nuk kthehen më mbrapsht, gjëra që nuk zhbëhen, siç është humbja e dikujt. Atë mbaj mend si periudhën më të vështirë, e cila vazhdon. Mendoj që është periudhë që do jetë gjithmonë me mua. Mbase ishte i vetmi moment që po filloja ta projektoja pak veten time në një formë dhe ëndrrat e tua zhbëhen!”- ka treguar ajo.

/abcnews.al

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono