Ende larg çertifikimi i rezultateve të zgjedhjeve në Kosovë

16:03 | 09/11/201916:030

Mbi 100 ankesa të depozituara për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, po e bëjnë të pamundur certifikimin e rezultateve përfundimtare. Ndërkohë analistët shprehen se çdo vonesë është në dëm të qytetarëve. Sipas tyre, institucionet duhet të krijohen sa më shpejt për shkak të buxhetit të shtetit.

Kanë kaluar më shumë se një muaj që kur u mbajtën zgjedhjet në Kosovë, megjithatë ende nuk janë certifikuar rezultatet meqë janë mbi 100 ankesa në PZAP. Pa marrë përgjigje për ankesat e mundshme në KQZ thonë se nuk mund ta dijnë se kur do të certifikohen rezultatet.

Analistët çdo vonesë për krijimin e institucioneve e shohin në dëm të vendit. Njohësi i çështjeve politike, Armend Muja, thotë institucionet duhet të formohen para datës 25 dhjetor për shkak të buxhetit të shtetit.

“Është e rëndësishme që të konstituohet Kuvendi para datës 25 dhjetor, pasi që pas kësaj date skadon afati i buxhetit të shtetit”, tha analisti Armend Muja.

Pas certifikimit të zgjedhjeve Kosova ka afat prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit. Pas konstituimit të Kuvendit presidenti ka afat 15 ditë që të nominoj kryeministrin nga partia fituese emrin e të cilit duhet ta dërgojë në Kuvend.

“I nominuari për kryeministër paraqet para legjislaturës së re edhe kabinetin i ri qeveritar. Kësisoj me votim të deputetëve votohet i tërë kabineti qeveritar dhe kështu krijohet dhe votohet edhe qeveria e re e cila del pas zgjedhjeve të 6 tetorit”, tha analisti Artan Murati.

Kosova më 6 tetor mbajti zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare pas dorëheqjes të Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono