Emri i ri i Maqedonisë, reagon Tirana

22:05 | 11/01/2019

Pas këtij votimi nuk kanë vonuar edhe reagimet nga Tirana zyrtare. Kështu Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në një mesazh të bërë publik në rrjetet sociale thekson se ky është një kontribut edhe i partive shqiptare që provuan se janë faktor vendimtar.

Vota përfundimtare e Kuvendit është një demonstrim i qartë i shtyrjes së bllokut të shteteve për të hapur rrugën drejt NATO-s dheBE-s. Kontributi i partive politike shqiptare edhe njëherë u dëshmua si faktor vendimtar. Urimethotë Bushati në mesazhin e tij.

Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas votimit në Kuvendin e Maqedonisë të ndryshimeve që zyrtarizojnë emrin e ri të vendit, përshendeti votimin duke theksuar se ky është një hap historik për konsolidimin e rajonit.

“Përshëndes votimin e ndryshimeve kushtetuese nga Parlamenti i Maqedonisë Veriore. Ky akt i përgjegjshmërisë së lartë politike është një hap historik për konsolidimin e rajonit si pjesë e familjes Euroatlantike që forcon paqen, sigurinë dhe vlerat demokratike”, shkruan kryedemokrati Basha në mesazhin e tij./abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono