EMRAT/ Shkarkimet në Komisariatin e Librazhdit, komandohen drejtuesit e rinj

13:01 | 20/12/201913:010

Bukurosh Teqja është komanduar shefi i Komisariatt të Librazhdit, pas pezullimit nga kjo detyrë të Bedri Hasanaj.

Ky i fundit së bashku me 9 punonjës të tjerë të policisë akuzohet se lejoi kultivimin e kanabisit në disa zona të Librazhdit, ndërsa u shkarkuan.

Po ashtu janë komanduar Leonard Allkja  shef Krimesh dhe Henri Ruçi Shef Rendi.

10 efektivët e pezulluar në Drejtorisë së Policisë së Elbasanit:

-Shefi i komisariatit të Librazhdit Bedri Hasanaj,

-Shef i Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan Adriatik Huti,

-Shef Seksioni për Rendin në Komisariatin e Policisë Librazhd Leonidh Zaimi.

Ndërkohë u pezulluan gjithashtu edhe 7 specialistë të tjerë të hetimit të krimeve të akuzuar për shpërdorim detyre.

Pezullimi i tyre erdhi si pasojë e mos ushtrimit të detyrës së tyre kundër  veprave penale siç është ajo e kultivimit të lëndëve narkotike.

Sipas policisë nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me procedimin penal, referuar mosveprimit të tyre në funksion të përmbushjes së detyrave, rezulton se nga ana e punonjësve të Policisë dyshohet se është lejuar kultivimi i bimëve narkotike./abcnews.al

 

 


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono