EMRAT/ Bënin punësime tek OSHEE, kush janë të arrestuarit për grupin Bajri

14:04 | 21/11/201914:040

Zbardhen detajet e operacionit të kryer sot nga Policia e Shtetit për ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj 10 personave pjesë e grupit “Bajri”.

Gazetarja Glidona Daci bën të ditur për abcnews.al se arrestimet janë bërë në kaudër të operacionit “Oaz” mbrëmjen e djeshme në orën 19:00.

Të arrestuarit të cilit kishin lidhje me grupin “Bajri” kanë qenën nën përgjim, ndërsa akuzohen se bënin punësime me anë të kanosjes tek OSHEE dhe Spitali Rajonal i Shkodrës.

Në këtë operacion për ekzekutimin e masave të sigurisë, Policia ka ushtruar kontroll edhe në 6 banesa të tjera, ndër to edhe në banesën e shtetases Jonida Muratit, ku u gjetën dhe u sekuestruan një shumë e konsiderueshme të hollash, prej 9 000 euro.

Mes të arrestuarve për të cilën gjykata ka dhënë masën e sigurisë është edhe e dashura e Behar Bajrit. Kjo e fundit vinte gjoba në emër të Behar Bajrit, duke kanosur për marrjen e parave por edhe pozicinonit të punës.

Me masë “Arrest në burg” janë:

Behar Brajoviq (Bajri)

Safet Rustemi

Ilir Rustemi

Asmer Bilali

Ismet Idrizi

Sirjan Alija

Jorida Murati

Me masë “Arrest në shtëpi”:

Senad Halluni

Florine Hoxha

Mira Nikaj

Si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara nga Policia, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar 10 masa të reja sigurie në kuadër të anëtarëve dhe lidhjeve të grupit kriminal “Bajri”, tha policia.

Policia njoftoi se 5 nga anëtarët e këtij grupi kriminal, për të cilët sot u bë ekzekutimi i masës së re të sigurisë, janë ndaluar më parë dhe ndodhen në IEVP.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunimin dhe me njëri-tjetrin kanë përfituar shuma parash nëprmjet kanosjes dhe shtrëngimit ndaj dy shtetasve./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono