Emir Lenjani: Nuk kthehem sa të jetë Panuçi

19:25 | 18/03/2019

Nuk ka nisur në mënyrën më të mirë grumbullimi i ekipit kombëtar në prag të dy ndeshjeve eliminatore të Euro 2020. Pas largimit nga skuadra të Egzon Binakut dhe Andi Lilës, trajneri Panuçi ka ftuar disa lojtare të tjerë për të plotësuar numrin e duhur të lojtareve.

Një prej tyre ishte dhe mbrojtësi Ermir Lenjani, i cili nuk e ka pritur mirë mos thirrjen në ftesën e parë duke refuzuar ftesën e sotme të Panuçit. Madje lojtari në fjalë ka theksuar se nuk do të kthehet më në kombëtare për sa kohë të jetë në krye trajneri Panuçi.

Që nga viti 2013 jam pjesë e Kombëtares shqiptare dhe ndihem krenar për këtë gjë. Kur lëndohen 4-5 lojtarë trajnerit i bie në mend që luan diku Ermir Lenjani dhe më dërgon ftesë. Faleminderit, por JO.  Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren sa të jesh ti aty. Kam kontribuar shumë dhe meritoj respekt.  Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djalë i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar”, është një pjesë nga reagimi i Ermir Lenjanit./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono