Eminem surprizon fansat me një album të ri

11:30 | 17/01/202011:300

Përfundimisht, Eminem nuk ka asnjë lidhje me periudhat pauzë. Krejt papritur, ashtu si me rastin e “Kamikaze” në 2018-n, reperi prezantoi albumin e radhës, “Music to Be Murdered By” .

Albumi i 11, i cili erdhi pa asnjë paralajmërim, shërben edhe si një homazh për Alfred Hitchcock, regjisori dhe producenti i famshëm anglez.

Titulli dhe kopertina e albumit është një referencë e albumit të parë dhe të vetëm të Hitchcock. Në 1958, Hitchcock publikoi albumin “Music to Be Murdered By” me pjesëmarrjen e muzikantëve si Spike Jones, Vikki Carr, Elmer Bernstein etj.

Ashtu si Hitchcock, edhe Eminem pozon me një sëpatë në njërën atë të kokës dhe pistoletë nga ana tjetër. Referencat nga Alfred Hitchcock vihen re edhe në këngë, ku një prej tyre titullohet “Alfred”. Të dy albumet përfundojnë me frazat: “Nëse nuk jeni vrarë, vetëm mund t’ju uroj fat herën tjetër/ Nëse jeni vrarë, natën e mirë, kudo që të jeni.”

 

Albumi i 11 i reperit përmban bashkëpunime me Ed Sheeran, Skylar Grey, Royce Da 5’9 “, Black Thought, Q-Tip, Denaun, White Gold, Young M.A, KXNG Crooke, Joell Ortiz, Don Toliver, Anderson .Paak dhe Juice WRLD. Ky i fundit ndërroi jetë në dhjetor./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono