Emigrantët përplasin kandidatet për kreun e KE

09:15 | 16/05/201909:150

Manfred Weber propozon blindimin e kufijve të jashtëm të Bashkimit Europian me agjentë të FRONTEX-it për t’i dhënë fund dyndjes së emigrantëve nga vendet afrikane. Propozimin e tij e shpalosi në debatin më të rëndësishëm të 6 kandidatëve për president të Komisionit Europian, zhvilluar në Bruksel.

Manfred Weber, Kandidat i PPE: Zgjidhja e vetme duhet të jetë ajo europiane. Unë propozoj të rivendosim kontroll të fortë në kufijtë e Bashkimit Europian dhe t’i mbikëqyrim ato me 10 mijë agjentë të Frontexit. Po ashtu na duhet edhe një plan Marshall për Afrikën, si dhe një komisioner të veçantë për këtë kontinent.

Kandidati socialdemokrat Frans Timmermans, zv/President aktual i Komisionit Europian kritikoi politikat kundër emigrantëve të ndjekura nga qeveritë euroskeptike si ajo e Italisë.

Frans Timmermans, Kandidat i Socialdemokrateve: Kur një emigrant vdes, Europa humb pjesë nga shpirti i saj dhe problemi nuk zgjidhet. Kur shpëtohen ato që vijnë me varka, nuk ka kuptim të gjobiten njerëzit që i shpëtojnë, siç bën qeveria italiane.

Të tjera tema diskutimi ishin edhe lufta kundër terrorizmit. Weber mbron idenë e dëbimit të Europianëve që luftuan krah ISIS-it, ndërsa Timmermans kërkon një gjykatë speciale për ta. Kandidatët u përballën edhe për çështjen e BREXIT-it dhe klimën. Ky ishte debati më i rëndësishëm përpara zgjedhjeve europarlamentare të 26 Majit, ku shumicën pritet t’a marrë Partia Popullore Europiane.

Tv Klan

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono