Emigracioni, fëmijët e ndarë nga prindërit në mëshirë të fatit


22:37 | 21/06/2018

Edhe pse presidenti Donald Trump urdhëroi ribashkimin e fëmijëve të emigrantëve me prindërit e tyre, fati i mijëra të miturve të burgosur në SHBA mbetet i paqartë. Ligji amerikan parashikon lirimin e tyre brenda 20 ditëve, ndërkohë që prindërit do vijojnë të mbeten në burg në pritje të gjykimit.

Fati i shumë fëmijëve të ndarë nga prindërit e tyre në kufirin SHBA-Meksikë mbetet i paqartë, pavarësisht se presidenti Donald Trump firmosi urdhërin ekzekutiv që e ndalon këtë praktikë. Trump urdhëroi që fëmijët të mbahen bashkë me prindërit e tyre, që janë të burgosur për kalim të paligjshëm të kufirit.

Por në bazë të ligjit amerikan, fëmijët nuk mund të mbahen në gjendje burgimi më shumë se 20 ditë nga oficerët e emigracionit. Autoritetet amerikane kanë shprehur qëndrime të ndryshme në lidhje me fatin që i pret rreth 2 mijë e 300 fëmijë që u janë marrë prindërve të tyre emigrantë që prej 5 majit.

Teksa të rriturit mbahen në arrest në pritje të procesit gjyqësor, të miturit dërgohen në kampe dhe tenda të ngritura në shkretëtirë. Për më tepër, ata janë të gjithë të paregjistruar. “New York Times” citon Xhin Hemilton, këshilltar i prokurorit të përgjithshëm Xhef Sesshëns, që ka deklaruar se urdhëri i Tramp do të kërkojë një “fazë implementimi”.

Nëse administrata synon të mbajë familjet të bashkuara por edhe të burgosura për një afat të pacaktuar, atëherë Kongresit ose gjykatave do t’u duhet të ndryshojnë ligjet aktuale. Ndërsa një zyrtar tjetër i Departamentit të Shëndetësisë ka deklaruar se për ribashkimin e familjeve nuk pritet të bëhën përpjekje të shtuara për shkak të politikës “me tolerancë zero”.

Por ky nuk është problemi i vetëm i të miturve. “Associated Press” raporton se fëmijët në një qendër burgimi në Virxhinia janë prangosur, janë rrahur, janë zhveshur dhe janë lënë të vetëm në qeli izolimi./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono