Elvis Naçi i përgjigjet Ramës dhe tregon sa para ka mbledhur: Duhet transparencë

17:07 | 09/12/201917:070

Pasditen e sotme në ambientet e Kryeministrisë është duke u zhvilluar Mbledhja e Dytë e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit.

Pas fjalës së Kryeministrit, foli imami Elvis Naçi i cili tha që fodacioni “Firdeus” ka mundur të mbledhë, rreth 7 milion dollarë donacione, për të prekurit nga tërmeti.

“Aktualisht siç e kemi lënë edhe me fondacionet e tjera, fondi i mbledhur do të menaxhohet nga vetë fondacionet, por nuk përjashtohet që në veçanti, atyre që kanë donatuar, do ti bëjmë transparencën maksimale të mundshme. Fondacioni Firdeus ka arritur në kuotën e 7 milion dollarëve, besoj shkojnë në 10 milionë euro por më pak se buxheti i shtetit.

Dje kam qenë në Thumanë, dhe na thanë pse s’po filloni?

U kemi thënë që sapo komiteti dhe institucionet përkatëse të na japin dritën jeshile, për mos krijuar kakofoninë që kemi folur, të gjithë në drejtime të ndryshme, dhe s’bëjmë asgjë në fund. Ne sot morëm sinjalin e parë, që në shtëpitë individuale të fillojmë dhe mundet ti ndërtojmë. Për banorët e Thumanës, ku ne atë fondin e kemi mbledhur posaçërisht për ta, por nëse është më shumë se sa aq, ne patjetër do shohim edhe familje të tjera jashtë Thumanës”, tha në fjalën e tij Naçi./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono