Elseid Hysaj mund të qëndrojë tek Napoli

15:45 | 16/08/2019

Mbrojtësi i kombëtares Elseid Hysaj mund të qëndrojë edhe për një tjetër sezon tek Napoli. Pengesë për largimin është bërë presidenti i bardhekaltërve De Laurentis, i cili kërkon shitje përfundimtare për 25-vjeçarin dhe nuk pranon formulën e huazimit.

Mbrojtesi i kombëtares Elseid Hysaj mund të qëndrojë edhe për një tjetër sezon tek skuadra e Napolit. Presidenti i bardhekaltërve Aurelio De Laurentis kërkon 20 mln euro për shërbimet e 25-vjeçarit dhe nuk pranon huazim të lojtarit.

Oferta është konsideruar e lartë nga klubet që interesoheshin për Hysajn si Atletiko Madrid dhe se fundmi Roma. Verdhekuqtë preferojnë ta huazojnë futbollistin shqiptar për një sezon më të drejtë blerje në fundin e edicionit të ardhshëm, por oferta e klubit romak është hedhur poshtë nga numri një i nënkampionëve të Italisë, i cili kërkon vetëm shitje përfundimtare në të kundërt futbollisti do të qëndrojë edhe për një tjetër sezon tek Napoli.

Merkatoja në Itali përfundon në datën 2 Shtator dhe koha nuk është në favor të Hysajt. Mbrojtësi i kombëtares e ka humbur vendin e titullarit tek Napoli pasi trajneri Karlo Anceloti nuk e ka në planet për skuadrën. Hysaj dhe agjenti Xhiufredi ka theksuar vazhdimisht dëshirën për t’u larguar, por pengesa e vetme vijon të mbetet presidenti i Napolit./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono