“Eliminimi nga United? Si një aksident, u ndez jeshilja dhe u përplasëm!”

10:20 | 10/10/201910:200

PSG përjetoi një nga mbrëmjet më të dhimbshme evropiane me datë 6 mars. Sfida e kthimit në Champions përballë Manchester United u kthye në një makth të vërtetë. Francezët kishin fituar 0-2 në Old Trafford dhe kualifikimi për në çerekfinale ishte pothuajse i kryer.

Megjithatë, djemtë e Solskjaer i befasuan të gjithë, fituan 1-3 dhe avancuan më tej. Goditje e rëndë për kampionët e Francës, që pësuan një eliminim të pabesueshëm në minutat shtesë.

Trajneri gjerman i është rikthyer edhe njëherë kujtimeve të tmerrshme të asaj nate. Në një prononcim për “beIN Sports”, Tuchel bën një krahasim interesant dhe tepër të veçantë.

Ai eliminim ishte si një aksident me makinë. Në semafor u ndez jeshilja dhe ne u përplasëm. Pas ndeshjes së parë të gjithë mendonin se do të kualifikoheshim, por nuk ndodhi ashtu. Donim t’i tregonim njerëzve se do të ishte një vit ndryshe në Champions, por nuk ditëm si ta bënim. Kam kaluar tre ditë të tmerrshme pas asaj ndeshje, ishte diçka që se kisha provuar më parë”, përfundon trajneri gjerman. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono