Elbasani i hap dyert Superiores, beteja e parë sot

08:32 | 18/10/201908:320

Superiorja rikthehet sot. Java e tetë nis me përballjen Teuta-Flamurtari, që do të luhet në “Elbasan Arena”. Durrsakët kanë mbjellë fushën në stadiumin “Niko Dovana” dhe do të zhvendosen të luajnë në fushë asnjanëse. Bledi Shkëmbi një ditë më parë nuk u fsheh, teksa e tha hapur që durrsakët synojnë titullin kampion. Ndaj një Flamurtari plot halle fitorja nuk duhet diskutuar, por korçari tha edhe tjetrën: Teuta gjithmonë ka vuajtur me ekipet e dobëta dhe sivjet vlonjatët të tillë janë, pasi renditen në vendin e fundit në klasifikim.

NDESHJET E TJERA –  E shtuna nis me takimin Luftëtari-Bylis, që nis prej orës 14:00 dhe më pas tre takimet e tjera zhvillohen prej orës 17:00. Në Shkodër duan të “hakmerren” ndaj Partizanit, pasi para dy vitesh e fajësuan për rënien në Kategorinë e Parë. Vllaznia është e motivuar edhe prej rezultateve të mira, ndaj edhe pritet një ndeshje mjaft e luftuar.

Në Korçë Skënderbeu pret Kukësin. Verilindorët synojnë të bëjnë kthesën, pas humbjes me shkodranët në kampionat. Sfidë mjaft interesante është ajo që zhvillohet në kryeqytetet, mes Tiranës dhe Laçit. Kurbinasit kanë shkarkuar Sulejman Starovën dhe në vend të tij është emëruar Armando Cungu. Kjo përballje do të luhet pa praninë e publikut.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 8

E premte, më 18 tetor 2019
Ora 18:00 | Teuta-Flamurtari

E shtunë, më 19 tetor 2019
Ora 14:00 | Luftëtari-Bylis
Ora 17:00 | Tirana-Laçi
Ora 17:00 | Vllaznia-Partizani
Ora 17:00 | Skënderbeu-Kukësi

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono