Elbasan, barriera e rrugës çan mes për mes makinën

09:02 | 20/05/2019

Një aksident i frikshëm në rrugën Elbasan-Librazhd. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Labinot Fushë. Një automjet tip Opel me targë greke është përplasur me një furgon dhe që të dy kanë devijuar nga rruga. Për fat nga ky aksident nuk pati të lënduar me përjashtim të tronditjeve të drejtuesve të automjeteve dhe disa qytetarëve. Por siç shihet nga foto, ndarësja anësore e rrugës ka hyrë brenda mjetit tip Opel dhe nëse aty do të kishte qenë ulur njeri, atëherë mund të ishte me pasoja tragjike. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti. /ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono