Ekzekutimi i avokatit, makina e vrasësve e vjedhur para 3 muajsh

10:03 | 23/03/2019

Grupi hetimor po mbledh prova për ekzekutimin e avokatit që tronditi Elbasanin mbrëmjen e së premtes. Burime hetimore kanë thënë për tvklan.al se makina që u gjet e djegur në fshatin Bradashesh rezulton të jetë e vjedhur në Dhjetor të vitit 2018.

Ky automjet dyshohet se është përdorur nga atentatorët e avokatit Ravik Gurra, të cilët pas ekzekutimit kanë përdorur këtë automjet tip Benz për të dalë nga qyteti i Elbasanit. Të njëjtat burime hetimore sqarojnë se makina Benz me targa AA 934 HU është vjedhur në Fushë-Krujë para tre muajve. Pronari i mjetit e ka denoncuar në polici si të vjedhur.

(Foto: Makina e gjetur e djegur në Bradashes)

Avokati i fisit Çapja dhe i Emiljano Shullazit u vra dje me 2 plumba në kokë nga një person i pamaskuar. Avokati ka qenë në një lokal në zonën e Kalasë së bashku me dy miq të tij. Autori u afrua dhe e qëlloi në një distancë të afërt me pistoletë të kalibrit të vogël me silenciator. /tvklan.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono