Ekuador, 8 agjentë policie kapen nga manifestuesit dhe detyrohen të sfilojnë para turmës

15:55 | 11/10/201915:550

Vijojnë protestat në Ekuador kundër rritjes së çmimit të karburanteve, pas një vendimi të presidentit Moreno. Manifestuesit kanë kapur 8 agjentë policie dhe i detyruan të sfilojnë para turmës të paarmatosur dhe pa jelekë anti plumb.

Gjatë protestave të cilat vijojnë prej ditësh në Ekuador, konfederata që përfaqëson popullsinë indigjene në vend, ka kapur tetë agjentë policie dhe i ka detyruar të sfilojnë para manifestuesve në Kuito.

Tetë agjentët sfiluan në nëj qendër kulturore tashmë nën kontrollin e protestuesve, pa helmeta dhe jelekë anti plumb. Në fillim atyre iu kërkua t’i bashkoheshin protestës por më pas u lanë të lirë.

Lideri i konfederatës duke iu drejtuar turmës u shpreh se protesta do të vazhdojë dhe do të jetë dhe më radikale. Ai kritkoi dhe mediat që sipas tij nuk i kanë dhënë shumë hapësirë dhunës së policisë ndaj manifestuesve.

Protestat nisën në 3 tetor dhe të parët që manifestuan ishin taksistët dhe autotranportuesit, të ndjekur më pas nga student dhe sidomos gruope që përfaqësojnë popullsinë indigjene në vend.

Arsyeja kryesore e protestave ishte anulimi i rimbursimit për karburantin – në fuqi që nga vitet ’60 – e vendosur nga presidenti Moreno për të kursyer rreth 1.3 miliard euro në vit në arkat e shtetit.

Një masë e marrë duke u bazuar në një marrëveshje të nënshkruar me fondin monetary ndërkombëtar, i cili kishte parashikuar t’i jepte Ekuadorit një kredi prej më shumë se 4 miliard dollar.

Kredia do të përdorej për të zhvilluar ekonominë në vend. Sipas burimeve të qeverisë në më pak se një javë protestash janë arrestuar 750 persona, ndërsa dy protestues u vranë në rrethana ende të paqarta. Ndërkohë që ka pasur me dhjetëra të plagosur nga të cilët 80 agjentë policie./ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono