Eksperti Kume: Djegia e mandateve nga PD fut në Kuvend parti të tjera

11:37 | 18/02/201911:370

Juristi Kristaq Kume, ekspert i Kodit Zgjedhor thotë se djegia e mandateve të deputetëve nga një parti e opozitës, nuk e bën jofunksional parlamentin që ende i mbetet një mazhorancë e thjeshtë votash. Por gjithsesi sipas tij, ky parlament nuk do të merrte merrte dot të gjitha vendimet në funskion të mirëqeverisjes.

Nëse këta deputetë të opozitës djegin mandatin e deputetit, karriget e tyre do të rrinë bosh apo zëvendësohen? Kësaj pyetje i jep përgjigje ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kristaq Kume.

“Djegia e mandateve është veprim ekuivalent me atë të dorëheqjes nga një mandat i caktuar. Pra, është një veprim që nuk ka asnjë ngërç ligjor para se të realizohet. Në qoftë se realizohet një ngërç i tillë do të thotë që në Kuvendin e Shqipërisë krijohen vakancat dhe për pasojë Kuvendi i Shqipërisë duhet të njoftojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të plotësuar vakancat”.

Mënyra se si plotësohen vakancat në këtë rast nuk është e shprehur direkt në kodin zgjedhor thotë Ish kryetari i komisionit qendror të zgjedhjeve por për analogji mund të përdoret rasti kur parashikohet në ligj vakanca e krijuar nga një deputet i zgjedhur si i pavarur.

“Që do të thotë, në qoftë se KQZ do të thërrasë kandidatët e PD-së në listë dhe asnjë prej tyre nuk do të pranojë që të marrë mandatin, ky institucion duhet t’ia ofrojë mandatin pastaj subjektit zgjedhor me herësin më të madh që ka”.

Më shumë e rëndësishme në një situatë të tillë është efekti që shkakton në jetën politike dhe në qeverisjen e vendit boshatisja krahut të opozitës në parlament.

“Ne jemi një shoqëri që kemi pranuar të qeverisemi sipas parimit të përfaqësimit, nëpërmjet zgjedhjes së deputetëve dhe krijimit në këtë mënyrë të maxhorancës dhe opozitës. Duhet të jenë të dyja këto së bashku që të mund të mirë qeverisemi. Në qoftë se opozita largohet do të thotë që mundësitë, kushtet për t’u mirë qeverisur zvogëlohen. Zvogëlohen deri në minimume”.

Sipas Kumes, Kuvendi i Shqipërisë mund të funksionojë me këtë përbërje që ai ka, pasi maxhoranca i ka numrat për të hapur punimet në Kuvend seancën, për të marrë vendime që nuk kërkojnë  shumicë të cilësuar votash. /abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono