EKSKLUZIVE/ Shifrat tronditëse: Dhjetra policë u proceduan në 2019 sepse ndihmuan kultivuesit e kanabisit

15:32 | 20/11/201915:320

Një numër i lartë të efektivëve të policisë u arrestuan dhe po ndiqen penalisht pasi dyshohet se janë përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike gjatë vitit 2019.

Nga hetimet ka rezultuar se pjesa më e madhe tyre nuk kanë raportuar tek eprorët kur janë zbuluar parcelat me kanabis në territoret që mbulojnë.

Pavarësisht se ministria e Brendshme dhe Policia e Shetit nuk e pranojnë zyrtarisht, në 10 muajt e parë të 2019 u shënua një riorganizim i grupeve kriminale për kultivimin e kanabisit në Shqipëri.

ABC News ka siguruar shifrat zyrtare të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, ku thuhet se gjatë periudhës janar-15 nëntor  2019 u proceduan, arrestuan dhe u dërguan për ndjekje penale më shumë se 53 efektivë policie.

Kjo shifër e lartë e zyrtarëvë policorë të hetuar u zbulua nga auditi i brendshëm i zhvilluar nga Drejtoria e Standadeve Profesionale.

Specialistët e Policisë Zonale dyshohet se kanë bashkëpunuar me kultivuesit, duke mos raportuar tek eprorët për parcelat e zbuluara. Gjithashtu, një pjesë e mirë kanabisit u identifikua nga Guardia di Finanza gjatë monitorimit nga ajri në muajt qershor-korrik.

Pjesa më e madhe e kultivimit të bimëve narkotike ishin mbjellë në një tokë shtetërore dhe lartësia ishte mbi 2 metra dhe e gatshme për t’u hedhur në treg.

Shifrat e drejtuesve të policisë në rang qëndror dhe lokal, të cilët janë pezulluar nga detyra dhe dyshohen si të përfshirë në kultivimin e kanabisit vijon të jetë gjithashtu e lartë.

Në Buletinin e Policisë së Shtetit rezultojnë në hetim shumë shefa komisariatesh dhe të sektorit të narkotikëve.

Ata janë pëzulluar përkohësisht nga detyra dhe janë në pritje të përfundimit të hetimit nga SHÇBA, ku do të vendoset nëse do të rikthehen në detyre apo do të dërgohen për ndjekje penale.

Rrethet më problematike, për kultivimin e kanabisit gjatë 2019 kanë rezultuar Librazhdi, Erseka, Gjirokastra, Vlora, Durrësi, dhe Shkodra.

Shifra e re pasqyruaruar nëpërmjet komunikatave të brendshme në Policinë e Shtetit janë disa herë më të vogla krahasuar me bimët narkotike të sekuestruara në terren nga policia lokale. /abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono