Ekskluzive/ Krimet e Rënda sekuestrojnë materialet zgjedhore të 2017 për Shijakun

14:56 | 17/06/201914:560

Hetimi për shitblerje votash në vitin 2017 në qarkun Durrës ka marrë tashmë një kthesë të re. Siç ABC News ka mësuar, për llogari të dosjes 339, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Arkivit  Qendror të Shtetit janë sekuestruar materialet zgjedhore të dy qendrave të votimit në Shijak ku dyshohet të jetë kryer korrupsion  zgjedhor.

Prokuroria për Krimet e Rënda ka sekuestruar një pjesë  të materialeve zgjedhore të vitit 2017 të bashkisë së Shijakut.

Siç ka mësuar eksluzivisht ABC News, në 6 qershor, dy prokurorët e dosjes 339, Vladimir  Mara dhe Dritan Prençi kanë firmosur vendimin për sekuestrimin e këtyre materialeve, me dyshimin se aty është bërë shitbjerje votash si dhe është përdorur funksioni shtetëror për fushatë.

“Nga hetimet proaktive të kryera me metoda speciale hetimi, si përgjimet telefonike, ambientale dhe vëzhgime, ka rezultuar se një grupe personash vepronin në formën e një grupi të strukturuar kriminal. Në funksion të kësaj çështjeje penale ka rezultuar se ka dyshime për kryerjen e veprave penale “korrupsion aktiv dhe passiv  ne zgjedhjeve” si dhe përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”,-thuhet në dokument.

Prokurorët nuk përmendin në dokumentin e siguruar nga ABC News emra të zyrtarëve të dyshuar se mund të kenë kryer këto penale, por ata janë konkretë në zonat zgjedhore ku i kanë dyshimet.

“Në funksion të hetimit të kësaj çështjeje, është e domosdoshme sekuestrimi i dokumentacionit zgjedhor, që janë listat emërore të zgjedhësve dhe listat emërore të personave që kanë marrë pjesë në Komisionet Zgjedhore të Qendrave të  Votimit në Zonat Zgjedhore që kanë përfshirë fshatrat Rrubjek, Shijak Durrës dhe Shetel, njësia administrative  Gjepalaj, Shijak, Durrës. Gjatë zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, datë 25.6.2017.”

Sekuestrimi i këtyre materialeve është bërë pranë Arkivit Qendror të Shtetit, aty ku KQZ i ka dorëzuar materialet e zgjedhjeve të fundit parlamentare. Provat janë administruar nga një oficer i policisë gjyqësore pranë Krimeve të Rënda.

Dosja 339 është një nga dosjet më të nxehta të politikët, ku opozita  akuzon zyrtarë  të lartë socialistë, përfshirë dhe Vangjush Dakon, se janë përfshirë në shitblerje votash me ndihmën e grupeve kriminale. /ABC News Albania24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono