EKSKLUZIVE/ “Ka një problem në këtë vend…”: ABC News zbardh argumentin kryesor pse Franca tha “JO”

17:45 | 18/10/201917:450

Franca ishte zëri kryesor kundër hapjes së negociatatave për Shqipërinë. Në konferencën e ditës së sotme presidenti Macron u shpreh se vendet e Ballkanit kanë bërë reforma që duhen vlerësuar, por kjo sipas tij nuk mjafton për të hapur negociatat.

Gjithashtu ai theksoi se nuk mund t’ia shpjegonte qytetarëve të tij se si mundet që një shtet që konsiderohet i sigurt si Shqipëria ka një nivel kaq të lartë emigrimi.

Ndërkohë, gazetarja e “Abc News“, Erisa Zykaj ka arritur të sigurojë argumentin kryesor që Franca përdori për të kundërshtuar hapjen e negociatatave me Shqipërinë.

Një zyrtar i lartë francez ka artikuluar qartë, se që prej vitit 2005, Franca ka një shqetësim të qartë lidhur me procesin e zgjerimit.

Ky proces për Francën mbetet tepër i politizuar dhe kapitujt e negociatave të anëtarësimit vazhdojnë të hapen sipas kritereve politike dhe jo rezultateve në realitet.

Për Francën është absolutisht e nevojshme të gjendet një metodë e re, pasi avancimi në procesin e integrimit europian nuk bëhet thjesht me reforma të aprovuara në letër.

Macron e “vulos”: Nuk i hapim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë

“6000 pyetje juridike që ne mund t’i dërgojmë këtyre vendeve, nuk sjellin ndryshim të vërtetë për qytetarët e tyre” është shprehur zyrtari europian.

Franca fajëson Komisionin Europian që nuk ka dashur të ndryshojë procesin.

Sipas zyrtarit të lartë francez, Komisioni nuk ka dashur të pranojë se ekziston një problem. “Ky problem nuk është trajtuar, pasi Komisioni Europian nuk dëshiron të punojë për të”, është shprehur ai.

Ai është përqëndruar te problematike e reformave të integrimit në Shqipëri, duke veçuar problemet e mprehta të korrupsionit, krimit të organizuar dhe shtetit së tê drejtës si dhe nevojën e madhe që qeveria shqiptare të bashkëpunojë për çështjen e azilantëve shqiptarë në Francë “Vende si Shqipëria kanë humbur 15 deri në 25 përqind të popullsisë së tyre, një pjesë e mirë e së cilës është nën moshën 35 vjeç. Kjo tregon që ka diçka serioze që nuk shkon në vend”, është shprehur zyrtari francez.

Merkel: Dëshpëruese që BE nuk hapi negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Ndërkohë, për Maqedoninë e Veriut, ai konsideron, se vendit i duhen vetëm disa muaj që të plotêsojë kushtin për prokurorinë speciale.

“Pra, nëse këto reforma bëhen dhe Komisioni propozon një proces të reformuar, Franca do të jetë në gjendje të thotë po hapjes së negociatave” është shprehur ai.

Franca i jep kohë Komisionit Europian deri në maj të vitit të ardhshëm për të propozuar ndryshimet e nevojshme dhe njëkohësisht Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë që të plotësojnë kushtëzimin për të marrê dritën jeshile. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono