EKSKLUZIVE/ Dritan Haxholli duhej të ishte në burg natën që shkoi për të vrarë

16:13 | 16/10/201916:130

Gjykata e Kavajës e kishte vendosur në masë sigurie arrest me burg Dritan Haxhollin i cili u vra disa ditë më parë pas një përleshje me armë në shtëpinë e Marsida Qatjas. ABC News disponon dosjen për veprat penale ndaj 41-vjecarit, por që nuk ishte arrestuar nga policia.

Prej më shumë se një muaji, Dritan Haxholli ishte në kërkim, por kjo nuk e pengoi natën e krimit të shkonte tek dritarja Marsida Qatjes. Nga dosja në ngarkim të tij, që Abc News disponon, referuar pesë neneve me vendim të datës 5 Shtator 2019, Gjykata e Kavajës caktoi arrest me burg për Haxhollin. Të njëjtën masë sigurie kishte kërkuar edhe prokuroria e këtij rrethi.

“Me datët 23 .07.2019 nga ana e një punonjësi të policisë së rendit publik, pranë komisariatit të Kavajës u konstatua në segmentin rrugor nga Kavaja në Rrogozhinë, tek mbikalimi i Gosës, automjeti tip Audi me targa AA332 XT. Automjeti ka qenë duke udhëtuar në limitet maksimale të lejuara në atë rrugë me 90 km në orë, dhe u konstatua që Audi po rriste shpejtësinë. Kur polici u bëri shenjë të ndalonte, drejtuei ndaloi. Atij iu kërkua leja e drejtimi dhe dokumenti i mjetit. Drejtuesi u prezantua si Tan Peza dhe nuk iu bind policit për tu futur brenda në makinë. Polici njoftoi patrullën e cila do të bënte shoqërimin e tij në komisariat. Por personi i perzantuar si Tan Peza ka kaluar sipër kufizuesve anësore metalike dhe është hedhur në rrugën dytësore. Nga patrullat u identifikua se ky person ishte Dritan Haxholli, thuhet gjatë shqyrtimit të provave nga Gjykata e Kavajes e cila vendosi burg për të akuzuarin”.

Nga ky moment 41-vjeçari që u përplas me armë zjarri dhe u vra me dy plumba nga polici i burgjeve Bledar Toçi  duhej të ishte ne burg. Abc News pyeti për këtë fakt shefin e komisariatit të Kavajës. Por nuk mori përgjigje mbi arsyet e mos arrestimit të personit që nuk ishte thjesht në kërkim për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt, dhe mosbindje ndaj policisë, por i shpallur i rrezikshëm.

VIDEO/ Tmerr i banorëve dhe policisë: Kush ishte Dritan Hoxholli

Dritan Haxholli qarkullonte pa patentë. Duket sikur asnjëherë nuk ka disponuar një dokument të tillë. Në shkresën nr 49 75/ 1 prokuroria mësoi nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Rrugor në Durrës, që ky njeri nuk ishte pajisur me leje drejtimi.

Në dosje, Abc Neës mësoi, se për të njëjtat akuza me herët Haxholli ishte dënuar dy herë me burg. Rreth një vit më parë në datë 29 .06 .2018 kjo gjykate e  kishte dënuar me  5 muaj burg. Kurse në datë  20 Nëntor 2018  u dënua me tetë muaj burg.

Natën e masakrës Dritan Haxhollit nuk i hynte në punë patenta e as që në shtëpinë e Marsida Qatja ndodhej një oficer policie. Me vete kishte kallashnikovin. Pas një debati të shkurtër verbal shtiu dy herë ndaj tij, por për fat arma iu bllokua.

Bledar Toçi ndodhet ende në spital në masë arresti me burg, kurse Dritan Haxholli pa patente u vra vetëm një muaj pasi Gjykata në pikën 3 të vendimit “arrest me burg” kishte urdhëruar:

“Urdhaërohet prokuroia pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë për ekzekutimin e këtij vendimi”. /Redaksia e korrepondentëve-ABC News Albania/

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono