EKSKLUZIVE / Dokumentet, të gjitha akuzat ndaj Arbër Çekajt që mund ta mbyllin 21 vite pas hekurave

15:02 | 20/11/201915:020

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën ditën e sotme për 3 të akuzuarit e trafikut, të sasisë së konsiderueshme, prej 613 kilogramë kokainë, të kapur në portin e Durrësit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për biznesmenin Arbër Çekajn, administratori i “Arbi Garden”, i akuzuar për trafikimin e 613 kilogramëve, për Donaldo Lushaj 16 vjet burg dhe për Armando Pezakun 13 vite burg.

Sipas pretencës së prokurorisë ajo që fakton se Arber Çekaj trafikonte kokainën, është fakti se në prill të 2015, në një bisedë zhvilluar mes Çekajt dhe një shtetasi spanjoll, nga PC e tij, është zhvilluar një bisedë ku Çekaj tregon se i kishte ndodhur diçka e keqe.

“CR-77”, “Tony Montana”: Kodet e grupeve kriminale që kishin porosituar kokainën tek konteineri i Arbër Çekajt

Biseda e transkriptuar nga Prokuroria:

Çekaj: Më ka ndodhur diçka e keqe. S’më lanë të kthehem.

Spanjolli: E di, e di. Je pa faj…”

Sipas prokurorisë, në këtë periudhë në Ekuador është bllokuar një sasi e madhe kokaine, në trafikimin e së cilës dyshohet të ketë qenë përfshirë Arbër Çekaj.

Të pandehurit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Gjykata e Krimeve të Rënda më herët pranoi kërkesën e tyre, duke bërë të mundur që sipas ligjit të 3 të akuzuarit, të përfitonin ulje me 1/3 e dënimit.

Kështu Arbër Çekaj duke përfituar nga ulja e dënimit rrezikon të dënohet me 14 vite burg, Donaldo Lushaj me 10.8 vite burg dhe Armando Pezaku me 8.8 vite burg.

Të pandehurit nëpërmjet avokatëve të tyre, kanë mohuar akuzat e Krimeve të Rënda. Avokatët kanë kërkuar gjithashtu prova konkrete në lidhje me implikimin e tyre në ngjarje, pasi pretendohet pafajësia dhe mospërfshirja e tyre./abcnews.al

PRETENCA E PROKURORISË

 

 

 

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono