EKSKLUZIVE/Kryebashkiaku i Bulqizës kapet duke pirë kokainë: Pas pak publikohet videoja

16:01 | 22/01/202016:010

Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla është kapur duke pirë kokainë në ambientet e një lokali. Fakti tashmë është i pamohueshëm.
Disa foto janë publikuar mëngjesin e kësaj të mërkurë ekskluzivisht në Abc News.  Ato janë pjesë e një regjistrimi filmik që do të publikohet në orët në vijim në abcnews.al.

Gazetari investigativ Artan Hoxha foli pak ditë më parë për ekzistencën e këtyre pamjeve. Ai tha se ka kohë që është regjistruar por u spostua për shkak të termetit.

“Është në ambient publik (lokal), se po të ishte në zyrë nuk ke si e filmon. Nëse e merr narkotikun në banesë apo në një ambient të mbyllur, nuk ka asnjë problem se thua jam përdorues. Përveç faktit që je i zgjedhur vendor, pastaj kalon në një nivel tjetër. Por, nëse e merr në ambient publik ky është problem”, deklaroi Artan Hoxha.

Teksa ishte i ftuar në “Opinion”, numri II i PD-së, Gazment Bardhi tha se “ka dijeni dhe e ka parë videon”.
/abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono