EKSKLUZIVE/ Artan Hoxha nxjerr videon: Kryebashkiaku i Bulqizës filmohet duke thithur kokainë

schedule20:46 - 22 Janar, 2020

schedule 20:46 - 22 Janar, 2020

Ashtu siç ishte paralajmëruar, gazetari i Abc News Artan Hoxha ka publikuar videon e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla duke thithur kokainë në një ambient publik.

https://www.youtube.com/watch?v=DzXgyPOCCKM

Gazetari tha se pamjet janë kapur nga kamera sigurie dhe momenti është fiksuar disa kohë më parë.

“Kemi të bëjmë me një rast që është shumë i rëndë. Kjo konfirmon akuzat e PD që kërkoi të fusë me ligj testin për narkotikët për funksionarët e lartë. Wshtë një rast që përbën problem. Kemi të bëjmë me njerëz që janë zgjedhur me votën e qytetarëve dhe marrin vendime për të mirën e qytetarëve. Për mirëadminstrimin e zonës. Problematika tjetër është se si është e mundur që këta persona i shpëtojnë filtrit të përzgjedhjes nga ata që i kandidojnë. Këtu është një ambient publik dhe bëhet fjalë për një moment diskreditues”, tha Artan Hoxha.

https://www.youtube.com/watch?v=z948vKHtirY

 

Ndër të tjera gazetari bëri edhe një thirrje ndaj policisë duke thënë se duhet të ketë kujdes ndaj personave të caktuar në Bulqizë pasi janë kërcënuar familje me jetë për videon në fjalë.

“Unë bëj një profesion që e kam zgjedhur ta bëj dhe e di shumë mire që të përballesh dhe të publikosh të vërtetat që shkaktojnë dëme sigurisht që do të ketë reagime. Dje gjatë gjithë ditës dhe darkës, sot për arsye shëndetësore nuk mbërrita dot te Enkeli. Por ka pasur shumë ndërhyrje. Ti qendrosh ballas të vërtetës, është e vështirë, unë do ti kërkoj meqë jam në studio policisë së qarkut Dibër që të ketë në vigjilencë dhe në shikim para syve sot se nëse do të ketë ngjarje pas publikimit të videos. Kanë kërcënuar me jetë njerëzish dhe kanë kërcënuar me jetë familje vetëm që të mos i publikojnë, Janë njerëz që ata mendojnë se janë futur në këtë histori”, tha Hoxha, duke shtuar se edhe vetë personalisht ka marrë kërcënime të formave të ndryshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!