Ekskluzive/ABC News siguron pamjet e ndjekjes së Santiago Malkos nga atentatorët

15:08 | 18/09/201915:080

ABC News siguron pamjet e ndjekjes së makinës së Santiago Malkos nga atentatorët, pak sekonda para ekzekutimit. 26-vjeçari u qëllua me breshëri nga xhami i pasëm i një Mercedes-Benz, që e ndiqte në rrugën e Porcelanit. Ekzekutori më pas u largua me një mjet tip Volkswagen.

Autorët që ekzekutuan Santiago Malkon e ndiqnin nga një distancë shumë e afërt makinën e tij në momentet para atentatit.

Kjo duket qartë në një video të kamerave të sigurisë, që tregon lëvizjen e të dy automjeteve pak sekonda para vrasjes së ish-policit Molko si edhe momentin e ekzekutimit të tij.  ABC News e ka siguruar ekskluzivisht këtë video.

Siç duket edhe në pamje, ish-efektivi i policisë lëviz në rrugën e Porcelanit me automjetin e tij, BMW X5 ngjyrë e zezë.

Vetëm 4 sekonda më pas, ndodhet makina Volksëagen tip Golf e bashkëpunëtorëve në krim që e ndjek pas.

Automjeti nga ku u qëllua për vdekje është pikëeisht ky, Mercedes-Benz i zi i tip CSL.

Ish-polici Malko ul shpejtesinë pasi ishte duke folur në telefon. Ai ndalon një zonë të ndriçuar pranë  një lavazhi ku ka edhe bar-kafe, duke mos vënë re se ndiqej nga dy automjete njekohësisht.

Njëri nga atentatorët ul xhamin e pasëm të makinës dhe qëllon me breshëri plumbash, duke e lënë të vdekur në vend.

Siç duket në video, ekzekutimi i 26-vjecarit ka krijuar panik te qytetarët e shumtë qe ishin ato momente pranë vendit te krimit.

Ata largohen menjeherë të friksuar sapo dëgjojnë të shtënat e para, duke hyrë në një nga lokalet në zonë. Heteusit dyshojnë se ekzekutimi i Santiago Malkos është bërë më parë se vendi i parashikuar nga atentatorët, një zonë 100 metra më lartë, e pandriçuar dhe pa kamera sigurie. Ndalimi i viktimës në rrugë pranë një lavazhi, i bëri atentatorët të dyshojnë se, ai do të qëndronte aty, duke i prishur planet e ekzekutimit.

Nga këqyrja e pamjeve filmike në rrugën “Xhafize Keko”, rezultoi se, pas krimit një person zbret nga dera e pasme e makinës Mercedes-Benz dhe hipën të automjeti tip Golf. Gjurmët e ndjekjes humbin në drejtim të Tufinës, ndërsa automjeti i zi tip Mecedes u gjet i shkrumbuar në fshatin Ferraj, vetëm 20 minuta larg vendngjarjes.

Për vrasjen e Santiago Malkos është arrestuar vetëm Blendi Teta dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim. /ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono