Ekonomisti: Moska synon monopolin mbi asetet natyrore

16:33 | 24/06/201916:330

Duke analizuar influencën ruse dhe kineze në rajonin e Ballkanit, ekonomisti i njohur Vladimir Gligorov, shprehet se Moska synon monopolin mbi asetet natyrore në këto vende.

Profesori i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare Ekonomike me seli në Vjenë, ekonomisti i njohur Vladimir Gligorov, thotë se kur është fjala për interesat politike dhe ekonomike të fuqive të mëdha në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësinë më të madhe për sigurinë e rajonit e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para së gjithash përmes Aleancës ushtarake të NATO-s. Duke folur për influencën ruse ai veçon përpjekjet e Moskës zyrtare që të pengojë zgjerimin e NATO-s, por edhe që të zgjerojë monopolin mbi burimet e energjisë në Ballkan.

Për ndikimin ruso-kinez në Ballkan, njohësi i mirë i rrethanave politiko-ekonomike në rajon, Vladimir Gligorov, thotë, në një prononcim për televizionin shtetëror të Malit të Zi, se duhet bërë dallimin mes influencës së Pekinit dhe asaj të Moskës. Kina, sipas tij, këtë e bën para së gjithash për arsye ekonomiko-komerciale gjë që nuk mund të thuhet për Rusinë e cila nuk disponon kapacitete industriale. Në gjithë këtë, shqetësim jo i vogël, është pastrimi i parave. Ka edhe një problem tjetër, thotë Gligorov.

“Problemi i dytë është gjeo-politik, për shkak se Rusia ia del, si të them, të ushtroj ndikim të drejtpërdrejt mbi pushtetet, për shkak se, fjala vjen, merr monopolin mbi, për shembull, furnizimin me gaz ose furnizimin me naftë, ose me pajisje ushtarake,” vlerëson ekonomisti Vladimir Gligorov, duke përfunduar se këto përafërsisht janë mundësitë ruse pa ndonjë fuqi tjetër ekonomike.

Çështja e pranisë kineze, thotë ai mund të rregullohet ashtu që Pekini të pranojë rregullat e Bashkimit Evropian, kurse edhe vendet e rajonit që aspirojnë për të aderuar në familjen evropiane, duhet ta ndjekin këtë.

“Kur është fjala për Rusinë, kjo është më e ndërlikuar, për shkak se fjala është për ndikimin politik dhe, si të them, ekonomik. Ky i fundit ka të bëjë me monopolet natyrore”, transmeton Tv Klan Macedonia deklaratën e ekonomistit të njohur për televizionin malazez.

Profesori i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare Ekonomike me seli në Vjenë bën edhe një dallim mes pranisë së Kinës dhe asaj të Rusisë në rajon: në angazhimin e ndërmarrjeve kineze për ndërtimin e autostradave, ai nuk sheh diçka të keqe, për shkak se edhe në rast të mosmarrëveshjeve, rrugët nuk mund të zhbëhen, të mbyllen, gjë që nuk mund të thuhet për projektin rus të gazsjellësit ‘Rrjedha e Jugut’.

“Në rast të mosmarrëveshjeve tubat e tij mund të mbyllen dhe ky është një dallim i madh”, thotë Gligorov./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono