Ekonomia shqiptare, Granoff: Gota është gjysmë plot

20:41 | 04/10/2018

Kryetari i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff, thotë se po ti referohemi situatës ekonomike shqiptare, gota është gjysmë plot. Sipas tij ka dinamika pozitive dhe po bëhen investime dhe po rriten bizneset.

Në emisionin “Mbrëmje Ide” nga Mirela Milori, Granoff tha gjithashtu se normat e ekonomisë në përgjithësi nuk janë të larta, por sipas të dhënave tregon që makroekonomia është gotë gjysmëplot.

Mirela Milori: “Si ju duket ekonomia shqiptare tani që flasim”?

Micheal Granoff: “Besoj se i referohemi situatës aktuale ekonomike në Shqipëri, mund të themi se gota është gjysmë plot. Kjo do të thotë se ka dinamika pozitive. Po bëhen investime dhe po rriten biznese. Po t’i hidhni një sy Tiranës do të vini re se është qytet i gjallë dhe sa herë vij shoh që trafiku shtohet dhe me kalimin e kohës po ashtu dhe progresi ekonomik. Është e qartë që normat e ekonomisë në përgjithësi nuk janë të larta. Niveli i investimit të huaj direkt nuk është aq i lartë seç duhet dhe ka pengesa për rritjen ekonomike nga korrupsioni, krimi i organizuar, siguria dhe elemente të tjera që vështirësojnë zhvillimin e ekonomisë. Për këtë arsye njerëzit i shohin gjërat bardhezi por realiteti i ekonomisë shqiptare në ditët e sotme sipas të dhënave tregon që makroekonomia është gotë gjysmëplot”.

Edhe pse jo ekspert i fushës, Granoff tha se fakti që që u mor eurobondi dhe si përmasat dhe norma relative e interesit tregon një nivel besimi në rang botëror dhe aftësinë e ekonomisë shqiptare për të paguar bondin.

“Pikë së pari dua t’ju them se nuk jam ekspert i fushës, nuk jam ekonomist dhe puna ime nuk është makroekonomia, por mikroekonomia në njëfarë mënyre. Normalisht fakti që u mor eurobondi dhe si përmasat dhe norma relative e interesit tregon një nivel besimi në rang botëror dhe aftësinë e ekonomisë shqiptare për të paguar bondin. Kjo është diçka shumë pozitive. Periudha afatgjatë nuk do të caktohet as nga eurobondi dhe as nga Banka e Shqipërisë, as nga Ministria e Financave, por nga veprimtaria njerëzore me kalimin e kohës. Nëse krijohet një mjedis ku njerëzit arrijnë qëllimet dhe aspiratat për të ndërtuar ekonominë dhe mundësitë që duan e ardhmja e Shqipërisë do të jetë e ndritur. Nëse ka elemente që pengojnë ekonominë mundësitë do të kufizohen dhe siç kam thënë më parë njerëzit kanë prirjen të largohen ndaj nëse nuk shohin mundësi për të ardhmen do të keni norma më të larta emigracioni, çka nuk dëshirohet”, u shpreh Granoff./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono