“Ekathimerini”: Cunam politik që mund të çojë drejt zgjedhjeve të parakohshme

13:17 | 12/02/2018

Janë tre arsyet që mund të detyrojnë kryeministrin grek, Aleksis Tsipras, të kërkojë zgjedhje të parakohshme në vend; e para ka të bëjë me skandalin e firmës farmaceutike Novartis, bisedimet për çështjen e emrit me Maqedoninë, dhe kushtet e vëna nga kreditorët ndërkombëtarë.

Skandali “Novartis”, negociatat me ish-republikën jugosllave të Maqedonisë dhe kushtet për ndihmën financiare ndërkombëtare për vendin, kanë tensionuar situatën politike në Greqi duke rrezikuar seriozisht shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme

Në një analizë të së përditshmes greke Ekathimerini shkruhet se skandali Novartis shpërtheu në një moment, kur vendi po bën hapa përpara për sa i përket çështjes së emrit me Maqedoninë. Hapa që nuk janë mirëpritur aspak dhe që kulmuan me një protest masive në Athinë në fillim të këtij muaji.

Analistët grekë shprehen se çështja Novartis, qëllimisht është vënë në qendër të vëmendjes për të zbehur atë që po ndodh në bisedimet për emrin me Maqedoninë, por që në fakt u kthye në një boomerang. Në këtë skandal janë përfshirë dy ish-kryeministra dhe tetë ish-ministra, ndërkohë që janë tre dëshimtarët në mbrojtje, të cilët ende nuk kanë dhënë asnjë provë për të vërtetuar akuzat e tyre.
Gjithësesi, meqënëse qeveria aktuale e ka cilësuar çështjen si një skandal kolosal, kryeministri Aleksis Tsipras nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përvec krijimit të një komiteti parlamentar që do të merret me hetimin. Protagonisët e përfshirë në skandal, përfshirë ish-kryeministrin konservator, Antonis Samaras, ish-liderin e PASOK, Evangelos Venizelos dhe komisionerin e BE-së, Dimitris Avramopoulos, do të kenë mbështetjen e plotë të Demokracisë së Re dhe PASOK.

Por pavarësisht rezultateve, besohet se Tsipras mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, në një kohë që akuzat ndaj rivalëve të tij edhe nëse nuk vërtetohen, janë një avantazh i madh për ‘të”.
Për më shumë, pavarësisht optimizmit të kultivuar nga qeveria për sa i përket çështjes së emrit me Maqedoninë, shenjat nuk janë të mira. Bisedimet vijojnë në një kohë që Shkupi kërkon gjëra që Athina nuk mund t’i pranojë, si për shembull njohjen e një gjuhe dhe identiteti maqedonas. Kjo mund të çojë në pezullimin e bisedimeve. Por dhe nëse do të ketë njëmarrëveshje Syriza mund ta gjejë veten të izoluar përballë votimit në parlament
Një faktor tjetër, që mund të detyrojë kryeministrin Tsipras të kërkojë zgjedhje të prakohshme edhe pse flitet për një dalje të pastër nga marrëveshja me kreditorët ndërkombëtaë në Gusht të 2018-s, Bashkimi europian ka vendosur se vendi duhet ende të qëndrojë në monitorim./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono