Egjipt, shpërthim jashtë spitalit qendror në Kajro

14:30 | 05/08/2019

Një shpërthim i verifikuar jashtë një qendre spitalore ka shkaktuar të paktën 19 viktima në Kajro. Shpërthimi ka qenë pasojë e një aksidenti rrugor, ku janë përfshirë shumë automjete, por nuk përjashtohet as pista e terrorizmit.

Të paktën 19 persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë plagosur në një shpërthim të ndodhur gjatë orëve të natës në qendër të Kajros, në Egjipt. Të dhënat janë konfirmuar nga Ministria vendase e Shëndetësisë në një deklaratë për shtyp. Gjithçka ndodhi si pasojë e përplasjes së një makine, por zyrtarët vendas nuk e përjashtojnë mundësinë e një sulmi terrorist të përgatitur.

Konkretisht, shpërthimi u verifikua kur një automjet që po udhëtonte në drejtim të kundërt të trafikut u përplas me tre makina të tjera. Impakti shkaktoi një zjarr të madh që detyroi autoritetet të evakuonin pjesërisht një spital që ndodhej aty afër, thuhet në deklaratën për shtyp. Fare pak momente pas shpërthimit, një numër makinash morën flakë në mes të rrugës, me drejtuesit e mjeteve që u detyruan t’i braktisnin ato dhe të shkonin në ndihmë të të lënduarve.

Më vonë gjatë orëve të mëngjesit, në vendin e ngjarjes mbërritën hetuesit, të shoqëruar nga një numër i lartë forcash policie dhe një prokuror i posaçëm. Nga hetimet paraprake është përforcuar pista e terrorizmit, me autoritetet që dyshojnë që në makinën e aksidentit të ketë patur një sasi eksplozivi. Ndërkohë, dëshmitarë të pyetur nga hetuesit kanë deklaruar se drejtuesi i mjetit ishte larguar me shpejtësi të madhe për t’i shpëtuar një kontrolli të policisë./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono