Egjipt, çifti i zhveshur ngjit piramidën e Gizës

22:59 | 10/12/201822:590

Një material filmik i publikuar në internet ka ngjallur polemika në të gjithë botën por u bë shkak që në Egjipt të niste një hetim. Prokuroria e Kairos po heton nëse është e vërtetë që një çift danez ngjiti Piramidën e Gizës dhe pozoi nudo mbi të.

Egjipti po heton një video që shfaq një çift danez që ngjit Piramidën e Madhe të Gizës por edhe duke pozuar lakuriq. Incidenti ka shkaktuar zemërim në vendin mysliman konservator. Prokurorët do të shqyrtojnë nëse videoja është reale, dhe nëse po si ata ishin në gjendje të ngjiteshin në strukturën e gjatë prej 140 metrash, raportoi gazeta shtetërore Al-Ahram. Zyrtarët fillimisht sugjeruan se pamjet mund të jenë të rreme. Piramida e Madhe e Gizës, e njohur edhe si Khufu ose Cheops, është një nga shtatë mrekullitë e botës së lashtë. Ministri egjiptian i antikitetit i tha deputetëve se prokurorët po hetonin nëse çifti danez filmoi ose jo një video pornografike në vendin e famshëm në Giza.

Një video 3 minutëshe, e cila u publikua në YouTube nga fotografi danez Andreas Hvid, tregon një femër që ngjit atë që duket piramida e lartë e Gizës. Fotografi tha se bashkë me një mikeshe të tij kishin kaluar disa orë “duke u fshehur përreth” përpara se të ngjiteshin. Në pamjet filmike përfshihet edhe një imazh i çiftit që pozon në majë të objektit 4500 vjeçar. Gjithashtu edhe një fotografi të çiftit, të cilët qëndrojnë në majë të piramidës të zhveshur. Videoja dhe imazhet u bënë virale në internet, por për më tepër shkaktuan zemërimin e shumë personave nga e gjithë bota./abcnew.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono