Efektivi i FNSH i dehur dhe qëllon me armë, familjarët: Nuk e dimë arsyen

17:24 | 13/02/202017:240

Efektivet e FNSH-së, janë forca policore të cilat angazhohen për të shuar konlikte sociale, në operacione të arrestimeve të bujshme, aksione droge, apo në raste emergjencash.

Por përkundër këtij statusi dhe përtej çdo detyrimi ligjor, një efektiv FNSH-je u bë protagonist i ngjarjes së pazakontë në Fier.

Në orën 01.00 të mëngjesit të së enjtes, në gjendje të dehur në timon, polici 41 vjeçar Paulin Shpani, shpartalloi muret rrethuese të një shtëpie në lagjen “Sheq i Madh”.

U fut në oborr dhe kanosi me armën e shërbimit banorët, të cilët dolën sapo dëgjuan zhurmën.

Kryefamiljari Solli Mece ka tentuar të negocioje me efektivin e dehur të FNSH, por si përgjigje ka marrë një plumb në dorë. Është mjekuar dhe nuk ka pasoja të rënda nga plagosja, por nga trauma.

Familjaret tregojnë për “ABC News” se çfarë ndodhi.

 “U përleshëm, e vura re që kishte pistoletë kur e shkrepi”, thotë kryefamilajri Mece.

“Ishte vetëm në makinë, nuk  e dimë qëllimin përse e nxorri armën”, tregon një tjetër familjare.

Pas këtij incidenti, pjesëtari i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Paulin Shpani është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Fierit. Ndaj tij ka nisur një hetim nga Shërbimi i Brendshem.

Raportohet se mes policit dhe familjes nuk kishte asnjë konflikt, por i alkolizuari u përplas në oborrin e shtëpise me makinë, pasi devijoi në rrethrrotullimin që ndodhet në vendin e quajtur ”Vija e Ngjalës”./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono