Edy Reja, nga vëzhgues talentesh në trajner të ekipit kombëtar

15:53 | 16/04/201915:530

Edy Reja mund të prezantohet të enjten si trajner i kombëtares shqiptare. Italiani ka kërkuar kohë për të studiuar hollësitë e kontratës, përpara sesa të firmosë.

Kur Shqipëria humbiste ndaj Turqisë, ai nuk ishte në stadium me këtë qëllim. Edy Reja u ndodh në “Loro Boriçi” të Shkodrës në rolin e një vëzhguesi talentesh dhe jo si kandidat për stolin kuqezi.

Disa lojtarë të kombëtares ishin në vëmendjen e tij, si Ismajli, Uzuni dhe Veseli, veçse humbja 0-2 në eleminatoret e Europianit solli largimin e Kristian Panuçit, dhe hapjen e garës për trajnerin e ri.

Pas disa javë bisedimesh, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, vendosi që pikërisht 73-vjeçari Reja ishte kandidati më i përshtatshëm. Jo vetëm përvoja, por edhe aspekti financiar e bënte italianin me origjinë sllovene si njeriun për t’u përzgjedhur.

Burime pranë Dukës bëjnë me dijë se pati takim edhe me Alberto Zakeronin, veçse diferenca për rrogën ishte e pakapërcyeshme, me italianin tjetër që besohet se kërkonte të paktën 1 milionë euro.

Reja pritet të prezantohet këtë të mërkurë ose të enjte, dhe arsyeja për shtyrjen me një ditë mendohet se ka të bëjë me detajet e kontratës.

Italiani ka kërkuar kohën e nevojshme për të studiuar çdo detaj, përpara sesa të hedhë firmën. Pagesa e tij mund të jetë rreth 20 000 euro në muaj, plus shpërblime të ndryshme, ndonëse kjo nuk pohohet zyrtarisht.

Jo vetëm në Itali, por edhe në Slloveni pati jehonë për Rejën, pasi në republikën ish-jugosllave atë e cilësojnë si një slloven të famshëm. Edy Reja pritet të nënshkruajë kontratë deri në fund të eliminatoreve të Europianit, me të drejtë rinovimi edhe për një edicioni tjetër./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono