Edvin Libohova: Kampionati mund të shtyhet

20:01 | 26/07/2019

Kampionati shqiptar i futbollit mund te shtyhet sipas zv/presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Edvin Libohova. Klubet shqiptare janë në kolaps financiar dhe nuk mund të përmbushin kërkesat e vendosura nga qeveria e futbollit në vend.

Kampionati vijon të mbetet ende i pakonturuar në një kohë që lëvizjet më të fundit tregojnë se këtë radhë nuk ka më shpatulla, miq, apo amnisti. Disa nga klubet e elitës, janë në një kolaps financiar dhe kjo ka bërë që situatat të përshpejtohen. Edhe pse me fare pak përfaqësues në një mbledhje të sotme të Ligës Profesioniste ende nën çatinë e FSHF-së, sërish nuk ka një zgjidhje konkrete.

Tashmë topi kalohet në oborrin e kabinetit qeveritar për të pritur zgjidhje rreth paketës ligjore të propozuar tre muaj më parë dhe që ende nuk po merr jetë zbatimi, por edhe bazë ligjore të miratuar nga institucionet. Shtyrja e kampionatit është një opsion, por gjithsesi, sipas Edvin Libohovës pritet drafti i qeverisë, gjatë këtyre ditëve, që më pas të dilet me një vendim të vetë FSHF-së me ligën brenda saj.

Në mbledhjen e sotme ishin të pranishëm fare pak drejtues klubesh. Dhe më konkretisht  presidentët e Teutës, Laçit, Tiranës, Bylisit dhe juristi i Partizanit, ndërkohë që të tjerët mungonin. Është kohë vape, por edhe nxehtësi e theksuar e reflektuar në lëvizjen e klubeve për të formalizuar anët e tyre, si parakushte për nisjen e sezonit të ri.

FSHF kanë vënë afat dhe java e ardhshme do të vendosë, edhe pse sot vëmendja është spostuar edhe në lëvizjet e institucioneve të shtetit, për paketën e propozuar nga futbolli dhe që do të ishte një korsi e re për klubet në ristrukturimin e plotë financiar e fiskal të tyre./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono