Edi Reja nis punën me kombëtaren

13:46 | 22/05/201913:460

Kombëtarja nis stërvitjet nën drejtimin e trajnerit të ri, Edi Reja. Italiani pati në dispozicion pak futbollistë, por u përpoq që të vepronte shpejt dhe të mos humbiste kohë

Mund të punohet edhe me ekip të cunguar, ndonëse lojtarë në fushë pati plot. Edi Reja shpreson ta ketë nisur me këmbën e mbarë punën tek Shqipëria, dhe të tregojë se 73 vitet që ka mbi shpinë nuk ia kanë humbur aspak zotësinë e trajnerit.

Me vetëm 10 lojtarë të kombëtares dhe me 12 të tjerë të përzgjedhur për ekipin Shpresa, trajneri italian i ndau që më parë detyrat për ndihmësit e tij, dhe vëzhgoi gjithçka nga një distancë e afërt.

Siç është bërë tashmë traditë, ishin tre teknikë të tjerë që u morën me zbatimin në praktikë të ideve të Rejës, duke i ndarë lojtarët pikërisht në tre grupe, të drejtuar nga Ervin Bulku, Hamdi Salihi i shtuar rishtaz në staf, si dhe njeriu i besuar i italo-sllovenit, Serxho Porrini, ish-mbrojtës i Juventusit.

Kërkesa kryesore e Rejës ishte që ushtrimet stërvitore të kuptoheshin mirë, të veproheshin shpejt, dhe të zbatoheshin pa gabime. Besohet se qetësia e tij do të jetë një faktor pozitiv në ekipin përfaqësues.

Një risi e trajnerit të sapoardhur ishte prania e dronit mbi fushën stërvitore në “Tropikalit”, duke filmuar stërvitjen për llogari të Rejës, në mënyrë që ai të ketë mundësi më të mira analize, si dhe për t’ua shpjeguar më mirë gjithçka lojtarëve.

Në grupin e kombëtares, tani për tani, bëjnë pjesë tre lojtarë të Partizanit, Alban Hoxha, Lorenc Trashi e Bruno Telushi, lojtarë të ardhur nga Greqia si Mihaj, Basha apo Kaçe, nga Italia si Dermaku e Ndoj, si dhe Grezda nga Skocia e Ramadani nga Danimarka.

Kombëtarja plotësohet të hënën e ardhshme, në 27 Maj./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono