Edi Rama për Tanjug: Zgjidhja për Serbinë dhe Kosovën, njohja e plotë reciproke 

12:50 | 12/07/2018

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në një intervistë për mediat serbe tha se shpreson që Beogradi dhe Prishtina të gjejnë shumë shpejt një zgjidhje për mosmarrëveshjet e tyre. Shefi i qeverisë nënvizon se njohja reciproke është zgjidhja e vetme.

Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimin në Bruksel për samitin e NATO-s ka folur për agjencinë shtetërore të lajmeve të Serbisë, Tanjug. Duke komentuar dialogun e vështirë mes Beogradit dhe Prishtinës, shefi i qeverisë shqiptare sugjeron dhe zgjidhjen më të mirë të mundshme mes palëve.

Edi Rama: “Unë shpresoj shumë se do të përfundojë së shpejti, unë i vlerësoj shumë përpjekjet e presidentit serb, Vuçiç, përpjekjet e vështira për të vazhduar në këtë proces dhe për të arritur një zgjidhje dhe ndërkohë që të gjithë janë në dijeni se ne kemi pranuar për mos të rënë dakord për të, sepse sipas këndvështrimit tim njohja e plotë mbetet e vetmja alternativë për të zgjidhur këtë çështje që ka zgjatur për një kohë të gjatë dhe e vetmja mënyrë për të lënë pas vështirësitë e të kaluarës së përgjakshme dhe konfliktuale”.

Kryeministri shqiptar më tej nënvizon se zgjidhja mbetet në dorë të dy presidentëve Thaçi dhe Vuçiç. Rama sqaron edhe qëndrimin e qeverisë së tij për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.

“Shqipëria është shumë e interesuar për të gjetur një zgjidhje dhe natyrisht që Shqipëria nuk flet kurrë në emër të Kosovës, por për Kosovën dhe sërish unë e di që këndvështrimi ynë nuk është se është i kënaqshëm, kur dëgjohet nga Beogradi, por opinioni ynë mbetet opinioni ynë me njohje të plotë dhe një zgjidhje përfundimtare do të ishte më e mira për fëmijët në Serbi, në Kosovë dhe në Ballkan”.

Kryeministri Rama ndër të tjera vlerësoi angazhimin e mikut të tij, siç e quajti ai presidentin serb, në dialog dhe thotë se për Vuçiç nuk ka qenë e lehtë. Ai inkurajoi palët që të gjejnë një zgjidhje dhe beson se pas saj serbët dhe shqiptarët në Kosovë do të kenë një jetë më të mirë. /abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono