E zbulojnë në Spanjë, Bayern Munchen synon mbrojtësin e Real Madrid

08:56 | 21/01/202008:560

Real Madrid e bleu atë për 40 milion euro në verën e vitit 2018, por Alvaro Odriozola nuk ka pasur shumë hapësira. Këtë sezon ai ka luajtur vetëm në katër ndeshje në La Liga dhe 17 herë është lënë jashtë skuadre. Nisur nga kjo situatë edhe largimi është menduar prej tij.

Mediat në Spanjë raportojnë se mbrojtësi mund të largohet tani në huazim dhe për të interesohen disa klube. Sevilla e ka në listën e dëshirave mbrojtësin e djathtë, por konkurrenca është e madhe. Edhe Athletic Bilbao synon ta marrë borxh lojtarin me origjinë baske, i cili më parë ka qenë pjesë e Real Sociedad.

Gjithsesi Odriozola ka “fansa” edhe jashtë Gjermanie dhe bëhet fjalë për një klub të madh si Bayern Munchen, që sikurse dihet ka raporte mjaft të mirë me Real Madrid. 24-vjeçari është në pritje të lajmeve, pasi dëshira e tij është të luajë dhe momentalisht te madrilenët kjo nuk i plotësohet. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono